E shtunë, 14 Qershor, 2025

RUSIA KTHEN PËRGJIGJE – DËBON NJË DIPLOMAT NGA MV, ËSHTË SHQIPTAR ETNIK

Diplomati i Maqedonisë së Veriut i dëbuar nga Federata Ruse është shqiptar etnik, njoftojnë për KDP burime zyrtare në Shkup.

Ambasada Ruse në Shkup ka njoftuar se ambasadores maqedonase në Moskë i është kumtuar se një punonjës i ambasadës shpallet person i padëshiruar.

Përgjigjen Federata Ruse për veprimtari jo korrekte diplomatike në Maqedoninë e Veriut e mori nga kryediplomati shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Përkatësia etnike e Osmanit shihet qartë se ka shtuar inatin, për faktin se sot janë hakmarrë me dëbim të diplomatit nga Maqedonia e Veriut i cili poashtu është shqiptar.

“Më vjen keq për vendimin e MPJ-së Ruse, është vetëm hakmarrje politike. Kjo padyshim do të ndikojë negativisht në raportet bilaterale midis RMV-s dhe Rusisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ministri Osmani që moti është deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë neutrale, as politikisht as ushtarakisht, dhe se objektivi i shtetit janë NATO dhe BE.

 

 

Të fundit