Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës.
Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një « Rolling Reviews », procedurë, ku verifikohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi.
Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës. Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore.
Doza të konsiderueshme të vaksinave janë përdorur për imunizimin masiv të popullsisë edhe në Maqedoninë e Veriut. Midis tyre me Sputnik V janë imunizuar gazetarët mbi 40-vjeçarë dhe shumica e deputetëve. Ajo që nuk dihet është nëse certifikata e imunizimit me këtë vaksinë do të pranohet nga BE për lëvizje të lirë në kuadër të Zonës Shengen. /KDP