E martë, 29 Prill, 2025

ZVICRA DO T’I HAPË KUFIJTË PËR TË VAKSINUARIT DHE ATA QË E KANË KALUAR KORONAVIRUSIN

Ndërsa Zvicra përgatitet të hyjë në fazën e tretë të hapjes, udhëtarëve që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe atyre që tashmë kanë marrë vaksinat e tyre anti-virus nuk do t’u kërkohet më të hyjnë në karantinë, njofton KDP.

Strategjia e propozuar nga Këshilli Federal do të zbatohet nëse fushata e vaksinimit vazhdon me të njëjtin ritëm si tani dhe nëse njerëzit mund të jenë të mbrojtur pasi të marrin vaksinat e tyre, raporton SchengenVisaInfo.com.

Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Këshilli Federal, udhëtarët këshillohen të kontrollojnë me kujdes informacionin dhe rekomandimet për udhëzimet e udhëtimit, veçanërisht listën aktuale të vendeve dhe rajoneve të njohura me një rrezik në rritje të infektimit, pasi të gjithë që vijnë nga këto vende kërkohet të shkojnë në karantinë.

Kohë më parë Maqedonia e Veriut dhe Kosova u hoqën nga lista e vendeve me rrezik të lartë, gjë që hap rrugë për hyrje në Zvicër vetëm me certifikatë vaksine apo të antitrupave.

Udhëtimi në vendet ku janë zbuluar mutacionet e reja të virusit nuk rekomandohet. Një vendim përfundimtar ende nuk është marrë për vaksinat që do të lejojnë udhëtarët të përjashtohen nga karantina dhe sa kohë duhet të zgjasë kjo e fundit.

Si pjesë e modelit me tre faza, pasi banorët me rrezik të lartë dhe ata që dëshirojnë të vaksinohen të marrin dozat, qeveria do të vazhdojë në fazën e stabilizimit ndërsa fillon raundin e katërt të rihapjes. Ky raund do të lejojë që restorantet të ofrojnë shërbim në ambiente të mbyllura, duke filluar nga 31 maj, ndërsa numri i tubimeve do të rritet.

Këshilli Federal do të paraqesë propozimin tek autoritetet vendimmarrëse dhe një vendim i formës së prerë pritet të përcaktohet në 26 maj.

Përveç udhëtimeve, Këshilli rekomandon që ngjarjet të rrisin kapacitetin e tyre nga 50 në 100 persona për aktivitete brenda dhe 100 deri në 300 persona për jashtë.

Sa i përket restoranteve, për sa kohë që numri i rasteve pozitive të infektuara mbetet i ulët, shërbimi i brendshëm do të lejohet. Heqja e kufizimit të restoranteve është një hap vendimtar për qeverinë pasi njerëzit nga mjedise të ndryshme, pa maska, do të jenë në kontakt, duke rritur mundësinë e transmetimit të infeksionit.

Kërkesa për të mbajtur një maskë jashtë do të hiqet, kurse ndalesa që jo më shumë se katër persona të ulen në tavolinë do të mbetet, detajet e kontaktit të të gjithë mysafirëve që do të regjistrohen.

Për aktivitete të tjera të tilla si lojërat sportive amatore dhe aktivitetet kulturore, maksimumi i 30 personave do të lejohen. Aktivitetet e sporteve në ambiente të mbyllura mund të kryhen nëse jo më shumë se 15 persona marrin pjesë. Numri mund të zgjerohet nëse të pranishmit kanë maska në fytyre.

Për bizneset që testohen rregullisht, nuk do të kërkohet punë në distancë, ngjashëm me institucionet e arsimit të lartë.

Të fundit