E diel, 19 Maj, 2024

BOTË MASHKULLORE

Në shoqërinë tonë, si grua, ose jeni shumë e re për të marrë funksionin ose shumë e moshuar, sepse moshën ideale e ka mashkulli.

Shkruan: Katerina Topalova

Gruaja nuk pyetet për vitet! Ky rregull zotnillëku është vetëm një frazë hipokrite kur një grua duhet të joshet ose të kënaqet me një kompliment të ashpër. Në thelb një grua gjithmonë pyetet për vitet.

Në shoqërinë tonë, një grua udhëhiqet nga kufiri i moshës, dhe matet me orën biologjike, kështu që të gjithë e dinë se kur është koha dhe kur është tepër vonë për të pasur fëmijë. Të gjithë e dinë se kur duhet të martohet dhe kur i ka kaluar radha. Në shoqërinë tonë, grave u është kërkuar prej vitesh për të vlerësuar nëse mund t’i kryejnë punët. Ata e matin nëse ajo ka mësuar të gatuajë në kohë, nëse ajo ka mbaruar shkollën dhe ka gjetur një punë në një periudhë të caktuar kohe. Gjersa  i arrin të gjitha afatet, ju jeni tashmë shumë e moshuar për gjithçka tjetër.

Rasti më i fundit që trazoi publikun ishte prokurorja Lençe Ristoska, e cila u vlerësua si një prokurore e mirë, por ende e re për Prokurorinë e Lartë.

Ky është një vlerësim në një vend ku ka kryebashkiakë, ministra, drejtorë dhe deputetë më të rinj, në një vend ku në moshën e saj tashmë kemi pasur kryeministra të pensionuar, por Lençe është shumë e re për të marrë funskion. Kur të jetë mjaft e moshuar sipas standardeve mashkullore, ajo do të duhet të qëndrojë përsëri jashtë loje sepse do të ketë një koleg të ri, por më me përvojë, i cili do t’i përshtatet profilit të kërkuar.

Sa vjeçe duhet të jeni për të kuptuar se muhabetet për vitet janë ofenduese, veçanërisht kur thuhet si argument i një gruaje?

Mosha e një gruaje është veçanërisht problematike nëse është e zgjuar dhe e bukur, atëherë ajo tashmë mund të jetë shumë e rrezikshme për botën ideale mashkullore që mat përshtatshmërinë sipas moshës femërore.

Çështja është pse askush nuk e mati moshën e Lençes kur asaj iu kërkua të ishte një ndër kryesoret në PSP?

Kush vendosi kufirin e moshës para përzgjedhjes së prokurorëve kryesorë në njësinë speciale që do të merreshin me raste të akuzave të larta për korrupsion?

Të gjitha “mëkatet” e një gruaje vihen në peshore kur duhen gjetur mjaft argumente në mënyrë që ajo të mos marrë atë që meriton.

Në këtë botë mashkullore është e vështirë të jesh një grua, veçanërisht një grua e mençur dhe me qëllim, një grua që di se çfarë dëshiron dhe që punon pa u lodhur!

 

Të fundit