E diel, 23 Mars, 2025

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, prin PS-ja

Në Shqipëri ka filluar procesi i numërimit të votave që nga orët e para të mëngjesit të së hënës dhe deri tani janë numëruar votat në 2.300 qendra të votimit nga 5.199

Nga rezultatet e deritanishme kryeson Partia Socialiste me 49.22 për qind të votave, Partia Demokratike me 38.91 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.12 për qind.

Nga kutitë e numëruara, deri më tani, në 3.200 qendra votimi nga 5.199 në total, 34.264 vota rezultojnë të pavlefshme dhe 636.583 të vlefshme.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca bëri thirrje që askush të mos dalë në përfundime pa u numëruar edhe vota e fundit.

Ai bëri thirrje që procesi të vijojë pa probleme dhe pa vonesa.

“Po shkoj në disa qendra numërimi dhe në disa prej tyre, ekipet po bëjnë pushim që të rifillojë sërish. Procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët duan të mësojnë rezultatin. Zgjedhësit shqiptarë e dhanë votën e tyre, ka pasur pjesëmarrje të lartë dhe ky është tregues i jetës demokratike në Shqipëri”, u shpreh Soreca.

Shqipëria në pritje të rezultateve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vlerësuar se i duhet 48 orë për të përcaktuar fituesin preliminar të zgjedhjeve të 25 prillit për 140 mandatet në 12 qarqe, ku përfshihen 61 bashki, të ndara në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor.

“Askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet, duhet të presim 48 orë”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një paraqitjeje publike, menjëherë pas mbylljes zyrtare të votimit ditën e diel.

Pra, rezultati preliminar për zgjedhjet e 25 prillit pritet të bëhet i ditur zyrtarisht ditën e martë.

Në këto zgjedhje, për ta reformuar sis

Në këto zgjedhje, për ta reformuar sistemin e saj zgjedhor, Shqipëria ka investuar në infrastrukturë duke pajisur një pjesë të vendvotimeve me votim elektronik.

Në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë të drejtë vote kishin 3.6 milionë qytetarë.

Qytetarët votuan për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri dhe qeverinë e re që do të udhëheqë vendin për katër vjetët e ardhshme.

Në Shqipëri, të dielën u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48.59 për qind, përkatësisht 1.729.834 qytetarë.

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore.

Për krijimin e qeverisë, partia apo koalicioni fitues duhet të ketë së paku 71 mandate në Kuvendin e Republikës.

temin e saj zgjedhor, Shqipëria ka investuar në infrastrukturë duke pajisur një pjesë të vendvotimeve me votim elektronik.

Në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë të drejtë vote kishin 3.6 milionë qytetarë.

Qytetarët votuan për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri dhe qeverinë e re që do të udhëheqë vendin për katër vjetët e ardhshme.

Në Shqipëri, të dielën u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48.59 për qind, përkatësisht 1.729.834 qytetarë.

Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore.

Për krijimin e qeverisë, partia apo koalicioni fitues duhet të ketë së paku 71 mandate në Kuvendin e Republikës.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të fundit