E shtunë, 15 Mars, 2025

VIDEO / BASHKËSIA FETARE ISLAME NË RMV SOT, FETAHU: FILLOJMË T`I KTHEJMË PRONAT

Myslimanët anembanë botës kanë filluarr muajin e shenjtë të Ramazanit. Për dallim nga agjërimet e tjera, ky është Ramazani i dytë që do të mbahet në rrethana të pazakonta – në një gjysmëizolim që nënkupton masa shtrënguese të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Për shumë çështje që lidhen me agjërimin në kohë pandemie, vaksinimin si dhe shumë  çështje të tjera të organizimit të jetës fetare në Klan Debat me Seladin Xhezairin ishte kreun e BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Hafiz Shaqir Efendi Fetai.

Po fillojmë Ramazanin e dytë në kushte pandemie, një situatë kjo që i ngushton lëvizjet dhe aktivitetet e BFI-së si dhe dobëson ambientin që do ta kishte në kushte normale, u shpreh në Klan Debat kreu i BFI-së Shaqir Fetai. Ai tha se edhe këtë vit shumica e programit do të realizohet online.

 “E para është se programi ynë që e kemi përgatitur ne, e kemi përgatitur mu për këtë situatë të jashtëzakonshme, që dmth se ne të gjitha aktavitetet tona i kemi përgatitur përmes mjeteve të informimit, mediave, programet televizive, pastaj përmes protaleve të ndryshme, temë që do zhvillohen online.”

Sipas kreut të BFI-së lëvizje pozitive kanë në drejtim të denacionalizimit të pronave të BFI-së.  Konkretisht ai nuk deshi të prononcohej, por tha se për këtë cështje të ndjeshme do të flitet në një apo dy muajt e ardhshëm.

“Ne presim të na kthehen objektet e rëndësishme të kulturës islame, prona të ndryshme. Para një muaj kthyem një pronë shumë të madhe prej 240 mijë metra katrorë. Vendi është në mes Vrapçishtit dhe qytetit të Gostivarit dhe shumë shpejtë do të kthejmë edhe prona tjera, por kemi edhe strategji se cfarë investimesh duhet të bëhen në vendin vakëfeve të kthyera”.

Ndërkohë sa i përket regjistrimin të një bashkësie fetare paralele, të ashtuquajturës Bashkësie Fetare Selefiste, Shaqiri këto akte cilëson si viruse përcarjeje që dëshirojnë t`i fusin brenda shoqërisë për të njollosur këtë institucion.

“Çdo regjistrim paralel ka prapavijë anti fetare, anti kombëtare, anti shqiptare, anti muslimane. Këta regjistrime kanë qenë që nga viti `91 me fillimin e demokracisë, por ne I kemi tejkaluar me sukses edhe tani do ti tejkalojmë”.

Konform gjendjes momentale, jeta fetare e myslimanëve gjatë Muajit të Ramazanit në shumë vende organizohet në bazë të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të autoriteteve të shëndetësisë. Është ky Ramazani I dytë me radhë që mysimanët e presin në kushte pandemie.

 

 

Të fundit