E shtunë, 15 Mars, 2025

POLICIA TURKE KËRKON SEDAT PEKER, AI ME PASAPORTË TË MAQEDONISË SHËTIT BOTËN

Policia e Turqisë ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër një bande kriminale të supozuar të udhëhequr nga Sedat Peker, i dënuar më parë për disa aktivitete kriminale, njofton KDP.

Një vitin e fundit Peker ka qëndruar në një hotel në Petrovec të Shkupit, një lagje afër aeroportit ndërkombëtar ku kishte parkuar avionin e tij privat. Ai ka mbajtur kontakte të rregullta me politikanë nga parti të ndryshme politike të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

Sipas gazetës pro-qeveritare turke, në aksionin e policisë janë arrestuar 49 nga 63 të dyshuarit. Një ndjekje është duke u zhvilluar për të kapur të dyshuarit e tjerë.

Bastisjet ishin pjesë e një hetimi ndaj bandës dhe të dyshuarit akuzohen për një varg krimesh, nga drejtimi i një organizate kriminale deri në grabitje, reket, ryshfet, rrëmbim dhe shkaktim të plagosjes. Skuadrat e policisë turke  bastisën 121 vendndodhje në Stamboll, kryeqytetin Ankara, provincën jugore të Hatay, provincën veriore të Trabzon dhe provincën veriperëndimore të Kocaeli. Ndër vendet e bastisjes ishte vila që banonte Peker në rrethin Beykoz të Stambollit.

Njësitë elite të operacioneve speciale morën pjesë në bastisjet ndërsa dronët pastruan zonat ku anëtarët e bandës besohej se fshiheshin në orët e para të së premtes. Policia zbuloi një sasi të madhe armësh, municionesh dhe jelekë antiplumb në posedimin e të dyshuarve.

Mediat turke raportuan se Peker ishte vendosur më parë në Maqedoninë e Veriut dhe disa oficerë policie në atë vend u arrestuan për sigurimin e pasaportave të rreme për shtetas të huaj, përfshirë Peker në një operacion të fundit. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, megjithëse raportet e medias pretendojnë se ai udhëtoi nëpër disa vende të Ballkanit duke përfshirë Kosovën, Shoqërinë dhe Malin e Zi.

Republika e Turqisë para disa muajve kishte lëshuar një kërkesë për ekstradim te qeveria te qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në vend të ekstradimit në Turqi, autoritetet e Shkupit e kishin deportuar në Kosovë, me arsyetimin e Peker kishte edhe shtetësi kosovare. Pas disa ditësh, Peker ishte vendosur në jug të Shqipërisë.

Ndërkohë, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE plasi skandalin e pasaportave të rreme, të dhëna për pjesëtarë të mafies së Ballkanit, midis të cilëve edhe për Pekerin. Qeveria e LSDM ka mohuar të ketë lidhje me këtë rast dhe ka nisur një hetim të gjerë për të gjetur oficerët e policisë të përfshirë në skandal.

Ekspertët vlerësojnë se ky skandal do të ketë pasoja për procesin e integrimit të vendit në BE, me ç’rast rrezikohet edhe liberalizimi i vizave. /KDP

Të fundit