Cili është vendi më i veçantë që e keni vizituar?
Keni menduar ndonjëherë se guida turistike mund të vendosë në agjendë vizitë spitalit për sëmundje mendore?
Kështu u ndjeva edhe unë, e habitur mendova se gabimisht dëgjova, por jo, edhe pas pyetjes për ta përsëritur, ai tha se shkojmë për vizitë në spitalin për sëmundje mendore të shekullit XV.
Shkruan: Katerina Topallova
I vendosur në bregun verior të lumit Tunka në Edrene, kryeqyteti i dytë i Perandorisë Osmane “Sulltan Bajazidi i Dytë Kulijesi (kompleks) përbëhet nga një xhami, bujtina (shtëpi për mysafirë), një medrese (shkollë mjekësore), një darushifa (spital) ), imaret, barnatore dhe dhoma për ruajtjen e ushqimit. Qendra kryesore është spitali dhe shkolla mjekësore. Seksione të tjera janë ndërtuar për të plotësuar shërbimin spitalor në aspektet sociale, kulturore, fetare dhe financiare.
Ura Bajazid Kan mbi lumin Tunka u ndërtua për të lidhur kompleksin me qytetin. Ndërtimi i kompleksit filloi më 1484, ndërsa përfundoi më 1488. Tani është një ndërtesë e mbrojtur nga UNESCO.
Shkolla medicinale
Kushdo që dëshironte të mësonte për mjekësinë osmane mund të vinte këtu dhe të studionte falas. Nuk kishte asnjë diskriminim në përzgjedhjen e studentëve. Ata paraqiteshin, merrnin dhomë në konvikt, ushqim, orar klasash dhe praktikë. Ishte e gjitha falas! Në të njëjtën kohë, kjo ishte një nga shkollat më të famshme të mjekësisë në Turqi dhe më gjerë, ndërsa kuadrot që dilnin kryesisht angazhoheshin vetëm në spitalin për sëmundje mendore.
Spitali
Kur pacientët vinin në këtë spital, së pari atyre iu diagnostikohej sëmundja. Këtu trajtoheshin pacientët me çrregullime të rënda mendore. Terapia kryesore ishte e njëjtë për të gjithë, një oborr i gjerë në të cilin ishin mbjellë shumë trëndafila, aroma e të cilëve konsiderohej se iu jepte një paqe të veçantë njerëzve.
Shumë shatërvanë u ndërtuan në spital sepse në mjekësinë osmane besohej se zhurma e ujit kishte një efekt jashtëzakonisht të mirë tek njerëzit me çrregullime mendore. E njëjta terapi e fundit për të gjithë ishte muzika live. Muzikantë profesionistë vinin çdo ditë dhe luanin muzikë të qetë në të cilën pacientët kënaqeshin dhe trajtoheshin.
Nuk kishte asnjë terapi klasike si sot, me pilula dhe shurupe, por studentët dhe profesorët në laboratorët e shumtë përreth kompleksit krijuan një terapi të bimëve të ndryshme për të gjitha llojet e sëmundjeve mendore.
Xhamia
Një xhami e madhe është pjesë e këtij kompleksi. Pjesë e terapisë për të sëmurët ishte leximi i Kuranit. Kurani konsiderohej të kishin një efekt pozitiv tek pacientët që kishin çrregullime. Xhamia ishte gjithashtu e hapur për të gjithë të afërmit që vinin të vizitonin pacientët e tyre. Çdokush mund të qëndronte për tre netë falas.
Kuzhina
Kuzhina e madhe publike është pjesë e spitalit Sulltan Bajazit. Kishte ushqim falas për të gjithë, për studentët, për të sëmurët, për mësuesit dhe për vizitorët. Kuzhina publike ishte gjithashtu e hapur për të pastrehët, të cilët kalonin një vakt falas çdo ditë. Brenda këtij objekti kishte një lavanderi ku mirëmbaheshin nevojat higjienike të spitalit dhe shkollës.