E diel, 18 Maj, 2025

Neziri për Euronews Albania: Po ndodh një lloj krize institucionale që ka rrezik që të kalojë në një krizë politike

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk gjetën gjuhë për përbashkët për një takim lidhur me regjistrimin e popullsisë.

Për këtë çështje foli sot në Euronews Albania analisti politik Xhelal Neziri, ku u shpreh se ligji është në favor të shqiptarëve, pasi këta shtetas hasen çdo ditë me problematika të natyrës praktike që vijnë nga mungesa e shtetësisë. Sipas analistit, në RMV kriza aktuale institucionale rrezikon të kthehet në krizë politike, pasi puna e parlamentit mbi regjistrimin e popullsisë është bllokuar edhe nga opozita shqiptare, pavarësisht se ky ligj është në favor të tyre.

“Ligji është në favor të shqiptarëve, ka më shumë se një mijë qytetarë, jo vetëm shqiptarë që kanë mungesë të shtetësisë dhe ballafaqohen me probleme të natyrës praktike çdo ditë. Në vend po ndodh një lloj krize institucionale që ka rrezik që të kalojë në një krizë politike. Ka kohë që parlamenti i RMV nuk funksionon pasi është bllokuar me amendamente, me ligje të ndryshme. Kemi opozitën maqedonase që ka bllokuar për shkak të ligjeve siç ishte ai i regjistrimit . Këtë e ka bërë edhe opozita shqiptare duke e bllokuar punën e parlamentit me amendamente përderisa nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, një marrëveshje për ligjin e shtetësisë”, u shpreh z. Neziri.

Analisti listoi problematika si regjistrimi lidhet ngushtë me përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare, përdorimi i flamurit shqiptar dhe përfaqësimi proporcional në administratën shtetërore publike sa u përket shtetasve shqiptare. Këto problematika mund të zgjidhen vetëm përmes procesit të regjistrimit.

“Regjistrimi është i rëndësishëm për RMV dhe sidomos për shqiptarët e Maqedonisë pasi shumë të drejta të tyre lidhen rezultatin e regjistrimi. Pra, është 20% që përcakton përdorimin e gjuhës si shqiptare. Nuk përmendet gjuha shqipe në kushtetutë dhe në ligj por gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës. Kemi po ashtu 50% e popullatës për përdorimin e flamurit shqiptar dhe po ashtu përfaqësimin e drejtë dhe proporcional në administratën shtetërore dhe publike”, tha analisti.

Të fundit