Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.
Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ahmeti la pas vetes bijen, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.
Ahmeti lindi më 31 korrik 1974 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ka pasur role në filma vendorë dhe ndërkombëtarë si Puppet Show (1998), Stories about Love (2001), Bal – Can – Can (2004), 10 (2007), Izstop (2007), Hayde Bre (2010), Güzel Günler Göreceğiz (2011), Limonata (2015).
Ka luajtur edhe në serialet e njohura si Lugina e Ujqërve Kurthi (2015-2016), Mutlu Ol Yeter (2015), Muhteşem Yüzyıl (2013), Son Yaz-Balkanlar 1912 (2012), Elveda Rumeli (2007-2009), Balkan Düğünü (2009), Bahar Dalları (2009), Tek Başımıza (2011), Reis (2011), Karakol – Herkes Adalet İster (2011).
Në një nga intervistat e tij të fundit ka folur për rolin e tij në serialin më të popullarizuar turk Sulltani i Madhërishëm.
https://youtu.be/ROX6Hu9Z1zo
KDP u shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit!