Trivialiteti, mosndryshimi, mungesa e koncepteve të qarta si dhe parakalimi i figurave të konsumuara është “armiku” numër një për partitë politike, sidmos në ambiente tipike, ku dinamikat elektorale tashmë vendosin pritje tjera përtej “vetëmashtrimeve” që mund të shiten si modele të pazëvendësueshme ose si politika të verifikuara për një pjesë të elektoratit që ka përqafuar një filozofi politike të promovuar nga ndonjë parti. Momentet elektorale shkojnë përtej “lojërave” oborrtare të liderishipit që zakonisht mbetet i ngujuar në vetëpëlqime dhe pa prekje në ato ligjësi të padukshme të elektoratit që vijnë si zhgënjime të pafundme. LDK me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si lider tregoi se e ka pranuar këtë mesazh të elektoratit
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Mbetet shumë e rendësishme që partitë politike të reflektojnë pas humbjeve në zgjedhje. Reflektimi i lidershipit tregon pjekuri politike. Zakonisht partitë e etabluara pas një dështimi zgjedhor bëjnë analizën e gjithë projeksioneve parazgjedhore dhe zgjedhore dhe i identifikojnë dobësitë e manifestuara, të cilat kanë sjellë një rezultat të disfavorshëm për atë parti në zgjedhje. Hapja e debatit mundëson që vlerësimi të jetë sa ma korrekt dhe objektiv, ndërkohë që identifikimi i dobësive që kanë çuar në një rezultat të disfavorshëm zgjedhor krijon një moment shndërrimi dhe ndryshimi të domosdoshëm në përputhje me pritjet partiake.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë pësoi një rënie të jashtëzakonshme, e cila i ishte faturuar lidershpit të kësaj partie, që nuk kishte arritur brenda kohës të kap frekuencat e lëvizjes së elektoratit, sidmos të atij që njihet si votues tradicional i kësaj partie. Pavarësisht nga projeksionet e glorifikuara parazgjedhore, shumë indikatorë që ndërlidheshin edhe me lidershpin e “lodhur” të kësaj shpërfaqnin një rezultat që as për së afërmi nuk do të ishte me rezultatet që më herët i ka pasur LDK në zgjedhjet dhe në skenën poltike në Kosovë.
Trivialiteti, mosndryshimi, mungesa e koncepteve të qarta si dhe parakalimi i figurave të konsumuara është “armiku” numër një për partitë politike, sidmos në ambiente tipike, ku dinamikat elektorale tashmë vendosin pritje tjera përtej “vetëmashtrimeve” që mund të shiten si modele të pazëvendësueshme ose si politika të verifikuara për një pjesë të elektoratit që ka përqafuar një filozofi politike të promovuar nga ndonjë parti. Momentet elektorale shkojnë përtej “lojërave” oborrtare të liderishipit që zakonisht mbetet i ngujuar në vetëpëlqime dhe pa prekje në ato ligjësi të padukshme të elektoratit që vijnë si zhgënjime të pafundme.
Sigurisht, janë edhe shumë faktorë tjerë kontekstual, gjegjësisht socio-politikë, që krijojnë një momentum tjetër reflektimi elektoral. Pikërisht, këto ligjësi kokëforta që mbruhen brenda një shoqërie si një percpetim tjetër mbi politikën kërkojnë aftësi për të kapur në ajër potencën e transformimit që zakonisht efektuohet në rezultat zgjedhor, gjithnjë i mbështetur në një vizion politik modern në përputhje me pritjet e elektoratit dhe kultivimit të një ndjeshmërie tjetër demokratike.
Pas rezultateve zgjedhore në Kosovë, në një ështrim pata shkruar se tashmë është koha që partitë humbëse të reflektojnë. “Një gjë mbetet e qartë, se pa reforma rrënjësore, këto parti rëndë do ta kenë të kthehen në sheshin e konkurrencës, gjegjëssht të besimit elektoral, aq i domosdoshëm për të krijuar ekulibrat e nevojshëm të pluralizimit politik funksional që duket se do të dominohet në kohën që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Me gjasë do të duhet një ndryshim paradigmatik dhe reprezentimi te këto parti, sepse edhe opozitarizimi i tyre ka gjasa të identifikohet me “figurat e lodhura”, pa arritur që të revitalizojë një vizion tjetër në raport me qeverisjen në ardhje të Kurtit”.
Pas një periudhe të “ankthshme” leximesh pazgjedhore, LDK tashmë ka reflektuar në raport me rezultatin e dobët zgjedhor që kishte në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lumir Abdixhiku është lideri i ri i kësaj partie, i cili vjen nga gjenarata e re e politikanëve të kultivuar nga kjo parti. Ashtu siç pritej, këto zgjedhje përveç që e ndryshuan raportin e forcave në skenën politike në Kosovë, ndërkohë imponuan edhe një shndërrim edhe te partitë humbëse. Dhe lajmi mirë është që LDK tashmë ka reflektuar, duke zgjedhur në mënyrë demokratike një lider të ri para të cilit ndodhet një periudhë e vështirë e konsolidimit të partisë, por edhe e opozitarizmit që kërkon energji, koncepte dhe aktorë tjerë politikë në përputhje me perceptimin e elektoratit për t’u “çliruar” nga figurat që konsideroheshin të konsumuara politikisht.
LDK si parti tregoi kapacitete demokratike për një shndërrim pas rezultatit të dobët zgjedhor, që është vlerësuar si një ndër rezultatet më katastrofale bë historinë politike dhe parlamentare të kësaj partie. Lumiri përfaqëson një emër të ri, një kualitet të ri, një energji shndërrimi politik të kësaj partie. Këto zgjedhje me sa duket po e transponojnë gjithë skenën politike në Kosovë. Qoftë edhe vetëm si predispozitë, ky habitus i ri politik i performuar në këto zgjedhje, që vjën si një ligjësi shndërrimi nga një vullnet i hështur por këmbëngulës tashmë po e zhvendos Kosovën në kualitete tjera poltike dhe demokratike përtej dikotemisë pushtet-opozitë. Listat e hapura gjithashtu mundësojnë përfaqësim më cilësor, mundësojnë minimalisht përzgjedhje demokratike përtej kultit të liderit.
Mbase gjithë këto zhvillime në Kosovë mund të jenë një leksion i mirë edhe për hapësirat tjera politike shqiptare në drejtim të përbrendësimit të vëktorëve politikë që përfaqësojnë shndërrim dhe kualitete tjera politike. Është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut të mendohet për listat e hapura si një mundësi për demokratizimin e vetë partive dhe si një mundësi për të promovuar dinamika tjera politike përtej “dëgjueshmërisë” partiake që vërbërisht promovojnë kultin e liderit. Prurjet e reja në politikë zgjerojnë kufijtë e përfaqësimit demokratik dhe bashkë me këtë fuqizojnë dinamika të reja politike aq të domosdoshme për përkthyer pritjet elektorale.