Zëdhënësja e kompanisë Pfizer, Urska Lakner, thotë se bëjnë çmos që të sigurojnë vaksina për të gjithë ata që kanë nevojë anembanë globit, përfshirë edhe ato nga Maqedonia e Veriut. Në deklaratën e dhënë për KDP, Lakner nuk zbulon kur dhe si do të bëhet furnizimi.
“Objektivi ynë është të sigurojmë që pacientët që kanë më shumë nevojë për të kanë qasje në një vaksinë të sigurt dhe efektive sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi në diskutime me qeveritë anembanë globit për të siguruar që vendet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të kenë qasje në vaksinën tonë. Diskutimet me qeveritë janë konfidenciale. Nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, tha zëdhënësja e Pfizer, Lakner.
Ndërkohë, Pfizer ka kohë që ka siguruar mbi 60 mijë vaksina për Serbinë dhe afër 30 mijë për Shqipërinë, ndërkohë që vendet tjera të Ballkanit Perëndimor kanë marrë ato vaksina si dhuratë nga Serbia. I vetmi vend që nuk ka filluar fare vaksinimin është Kosova, e cila nuk ka arritur të sigurojë doza me blerja apo si donacion nga ndonjë shtet tjetër.
KDP u dërgoi pyetje edhe kompanive tjera që prodhojnë vaksina (Sinovac e Kinës, Johnson&Johnson, Moderna, AstraZeneca, Sputnic V) për të mësuar nëse qeveria e Shkupit, Prishtinës dhe vendeve tjera të rajonit kanë kërkuar blerjen e vaksinave, por nuk ka marrë përgjigje akoma.
Ndërkohë, u njoftua se të gjitha vendet e Ballkanit do të pajisen me numër të konsiderueshëm të dozave përmes sistemit Covax. Ky raund i parë i alokimeve ofron informacion mbi sigurimin e dozave të vaksinës AstraZeneca për të gjithë vendet që janë pjesë e COVAX. Kjo do të thotë se të gjitha vendet e Ballkanit do të marrin vaksinat e para deri në maj 2021.
Në nivel botëror, ky alokim i raundit të parë përshkruan shpërndarjen e 237 milionë dozave të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, e licencuar dhe prodhuar nga Instituti Serum i Indisë për 142 vende pjesë që janë pjesë e Covax.
Këto afate kohore varen nga një sërë faktorësh, përfshirë rregullatorin kombëtar, kërkesat, disponueshmëria e furnizimit dhe përmbushja e kritereve të tjera të tilla si vendosja e vlefshme kombëtare dhe planet e vaksinimit të shteteve, marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe përgjegjësisë, dhe autorizimet për eksportin dhe importin.
Përveç kësaj, parashihet edhe raundi të parë të alokimeve, një shpërndarje e jashtëzakonshme e 1.2 milion dozave të vaksinave Pfizer-BioNTech.
Sistemi lehtësues COVAX u zhvillua nga OBSH në konsultim me shtetet e saj anëtare. Kjo kornizë e alokimit për qasje të drejtë dhe të barabartë në produktet shëndetësore COVID-19 përcakton kriteret dhe qasjen për alokimin e vaksinat përmes objektit COVAX.