Duket se tashmë është koha që partitë humbëse të reflektojnë. Një gjë mbetet e qartë, se pa reforma rrënjësore, këto parti rëndë do ta kenë të kthehen në sheshin e konkurrencës, gjegjëssht të besimit elektoral, aq i domosdoshëm për të krijuar ekulibrat e nevojshëm të pluralizimit politik funksional që duket se do të dominohet në kohën që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Me gjasë do të duhet një ndryshim paradigmatik dhe reprezentimi te këto parti, sepse edhe opozitarizimi i tyre ka gjasa të identifikohet me “figurat e lodhura”, pa arritur që të revitalizojë një vizion tjetër në raport me qeverisjen në ardhje të Kurtit.
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me listën e Vjosa e Osmanit kanë shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Një rezultat i pritshëm sipas shumë sondazheve, por mbase përtej çdo parashikimi në numrin e votave që ka marrë, një plebishit elektoral. Nëse shihet trend ii votave brenda Kosovës, vota që vjen nga diaspora me gjasë akoma më tepër do ta thellojë fitoren e Albin Kurtit.
Në një prononcim pas fitores së mbrëmshme, Kurti ka theksuar se nuk do të hakmerret dhe se do të qeverisë me drejtësi. Në të njëjtën vijë është prononcuar edhe Vjosa Osmani, e cila bashkë me Kurtin në këto zgjedhje kanë krijuar binomin e fitores së thellë plebishitare. Kurta pritet që në katër vitet e ardhshme të drejtojë qeverinë e Kosovës, ndërkohë që tashmë është paralajmëruar nga ai që Vjosa Osmani do të jetë presidente e ardhshme. Sigurisht, për këtë duhet pritur matematikat paszgjedhore, të cilat mund të shfaqen të komplikuara në sigurmin e dy të tretave të votave të deutetëve në parlamentin e Kosovës.
Për më tepër, Kosova ka dhënë shëmbullin më të mirë të organizimit dhe të mbarrëvajtjes së procesit zgjedhor në një frymë tërësisht demokratike, me shumë pak parregullsi. Sigurisht, kjo është edhe një fitore për demokracinë në Kosovë, një reflektim përgjegjësie institucionale që shkon përtej betejave partiake dhe përtej fotoreve dhe humbjeve. Në vazhdën e kësaj frymë demokratike kanë qenë edhe prononcimet e përfaqësuesve të partive që humbën zgjedhjet, të cilët ia kanë uruar fitoren Kurtit dhe në të njëjtën kohë kanë theksuar se do të jenë parti konstruktive opozitare.
Fitorja e Albin Kurtit në këto zgjedhje është determinuar nga dy konstanta, të cilat kanë ndikuar thellësisht te elektorati i Kosovës. Konstanta e parë është opozitarizmi këmbëngulës i Kurtit për vite të tëra që ka prekur brenda kohës të gjitha kategoritë në shoqërinë kosovare. Një opozitarizëm i pakompromis, aktiv dhe me një pasion politik për të mbërritur deri te dita e fitores së thellë. Ndërsa konstanta tjetër e kësaj fitoreje të thellë ndërlidhet me keqqeverisjet e koalicionimeve joparimore. Brenda kësaj konstante gjithashtu përfshihet edhe funksionimi skematik dhe i pareformuar i partive tashmë humbëse, të cilat me mendjelehtësi kanë vlerësuar se mund ta ruajnë primatin politik në dinamikat politike të diktuara nga Kurti dhe së fundmi të përqafuara edhe nga Vjosa Osmani, e cila konsideorhet se vjen nga shkolla politike LDK-së. Pikërish shkëputja e saj dhe rreshtimi me Kurtin i ka kushtuar më së tepërmi partisë më të vjetër në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dostojevski thotë se nuk ka gjë më fantastike se realiteti. Dhe ky është një realitet i ri politik në Kosovë që vjen përmes një fuqizimi enorm të partisë së Kurtit në skenën politike të Kosovës. Një dominim i plotë që pavarësisht nga arsyetimet ka përplasur në margjinat e skenës politike partitë që kanë qeverisur deri më tash. Sgurisht, që mbetet shumë e rëndësishme për skenën politie të Kosovës, por edhe përgjithësisht për shtetin e Kosovës që të ruhet minimumi i një pluralizimi politik në mënyrë që demokracia të funksionojë me kapacitet të plotë. Kosovës i duhet një opozitë e konsoliduar dhe konstruktive për të qenë korrigjuese të politikave qeverisëse tashmë të kryeministrit në ardhje Albin Kurti.
Duket se tashmë është koha që partitë humbëse të reflektojnë. Një gjë mbetet e qartë, se pa reforma rrënjësore, këto parti rëndë do ta kenë të kthehen në sheshin e konkurrencës, gjegjëssht të besimit elektoral, aq i domosdoshëm për të krijuar ekulibrat e nevojshëm të pluralizimit politik funksional që duket se do të dominohet në kohën që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Me gjasë do të duhet një ndryshim paradigmatik dhe reprezentimi te këto parti, sepse edhe opozitarizimi i tyre ka gjasa të identifikohet me “figurat e lodhura”, pa arritur që të revitalizojë një vizion tjetër në raport me qeverisjen në ardhje të Kurtit.
Ndërkohë, janë shfaqur zëra në këto parti që kërkojnë ndryshime të brendshme. Ky mbetet një sinjal i mirë për dinamikat e ardhshme politike në Kosovë. Sdomos në kohën kur para Kosovës ndodhen sfida të mëdha sin ë planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm. Pikërisht përpara këtyre sfidave tashmë ndodhet edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti, sfida që ndërlidhen me një deprimim moszhvillimi të brendshëm dhe me raportet në politikën e ardhshme, që kanë të bëjnë më dialogun me Serbinë dhe që menjëhërë në ditëne parë pas zgjedhjeve është afishuar nga BE.