E mërkurë, 9 Korrik, 2025

ZEQIRI I SHKRUAN GRUBIT: JA SI DUHET TË ZGJIDHET PROBLEMI I LIBRAVE SHKOLLORË

Shkruan: Izet Zeqiri 

Ja disa propozime për Zëvendës Kryeninistrin Artan Grubi për problemin me librat shkollorë.

1. Me ndryshimet e ligjit të propozohet liberalizimi i përdorimit të teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, respektivisht që nxënësit të mos jenë të detyruar të mësojnë vetëm prej një libri por të kenë mundësi të zgjedhin tekste prej më shumë autorësh.

2. Librat të cilat sipas përmbajtjes e përfshijnë sferën e historisë dhe kulturës nacionale të bashkësive etnike, doemos të botohen prej autorëve dhe ko-autorëve të bashkësisë përkatëse etnike. Për këtë arsye, të propozohet që për nxënësit të cilët ndjekin mësim në gjuhën dhe shkrimin e ndryshëm prej gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, tekstet shkollore të cilat në përmbajtjen e vet përfshijnë historinë dhe kulturën nacionale të bashkësive etnike, të jenë prej autorësh dhe ko-autorësh nga bashkësia etnike përkatëse.

3. Me qëllim që të sigurohet kualitet në këtë veprimtari, nevojitet që të rriten ingerencat e Komisionit nacional edhe atë me rastin e miratimit të një vendimi për përdorim të teksteve shkollore nga sfera e historisë dhe kulturës nacionale, ashtu që vendimi do të sillet njëzëri me konsensus nga ana e të gjithë anëtarëve të Komisionit nacional.

4. Gjithashtu, komisioni receznues njëzëri do ta përcaktojë listën e vlerësimit profesional të dorëshkrimeve të teksteve shkollore nga sfera e historisë dhe kulturës nacionale.

5. Nëse ky propozim-ligj miratohet nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, përfundimisht zgjidhet problemi me tekstet shkollore në përgjithësi, e sidomos me tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Të fundit