Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private
Ueb faqja e njohur ndërkombëtare Weometrics, në listën e fundit të publikuar në fund të muajit janar, Universitetin e Evropës Juglindore e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”. Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private, thuhet në publikimin e këtij lajmi në web faqen e universitetit.
“Universiteti ynë falë punës së gjithë stafit e në veçanti stafit akademik, vazhdimësisë së reformave në mbajtjen dhe rritjen e cilësisë, punës me studentët dhe politikës së ndryshimeve të vazhdueshme po arrin performancë të shkëlqyeshme ndërkombëtare. Njohja e punës tonë na motivon dhe na bënë që të punojmë edhe më fortë dhe të gjithë së bashku të arrijmë rezultate edhe më të mira, në të gjitha aspektet e në veçanti në ofertën akademike dhe cilësinë e mësimdhënies. Universiteti ka treguar kondicion përshtatje dhe është shndërruar jo vetën në zbatues të modeleve, por edhe krijues dhe nxitës i modeleve të reja në arsimin sipëror”, ka theksuar Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.