Në çdo dy ditë nga një e mitur aborton. Vetëm 13 përqind e nxënesve kanë mësuar për prezervativët dhe 2 përqind për kontraceptivët oralë. Vetëm 1.6 përqind e të rinjve nën 29 vjeç përdorin kontraceptivë oralë, dhe vetëm 12.8 përqind e çifteve përdorin ndonjë metodë moderne të kontracepsionit … Këto janë disa nga të dhënat e hulumtimit të paraqitura nga HERA.
Shkruan: Katerina Topallova
Këto ditë ka një vërshimë reagimesh në rrjetet sociale në lidhje me informacionin mbi edukimin gjithëpërfshirës seksual. Sipas komenteve, njerëzit kanë shumë frikë të mësojnë për veten e tyre.
Seksi nuk është dhe nuk duhet të jetë pornografi. Ne kemi nevojë për edukim seksual dhe ai duhet të ofrojë vetëdije emocionale dhe edukim. Ne jemi bërë një shoqëri që nuk dëshiron as të mendojë për tjetrin, pa një ndjeshmëri për tjetrin. Në një mjedis kaq të shkatërruar, gjithçka që mund të bëhet është të motivohemi nga vetë instiktet tona, si kafshët, të punojmë vetëm në atë që na kënaq, pa menduar në këtë rast për tjetrin.
Jemi shndërruar në njerëz që nuk dinë të njohin emocionet e tyre. Nëse nuk flasim për këtë që në moshë të re, atëherë si të rritur nuk mund të presim të dimë se si të menaxhojmë ndjenjat tona. Edukimi seksual duhet të na mësojë mbi lidhjen midis emocioneve, mendimeve, sjelljeve dhe nevojave.
Cilat janë konceptet që duhet të ofrojë edukimi gjithëpërfshirës seksual?
Marrëdhëniet midis familjes, miqësisë, dashurisë dhe marrëdhënieve romantike, tolerancës, përfshirjes dhe respektit, angazhimit afatgjatë dhe martesës.
Edukimi gjithëpërfshirës seksual duhet të na mësojë për vlerat, të drejtat, kulturën dhe seksualitetin. Kuptimi i gjinisë dhe normave gjinore, barazia gjinore, stereotipet dhe paragjykimet, si dhe dhuna me bazë gjinore.
Na mungojnë aftësitë për shëndet dhe mirëqenie, vendimmarrje, komunikim, refuzim, aftësitë negociuese, shkrim-leximin mediatik dhe gjetjen e ndihmës dhe mbështetjes.
Edukimi gjithëpërfshirës seksual duhet të na mësojë për veten tonë, për trupin njerëzor që gjithnjë është në zhvillim e sipër.
Nuk duhet të kemi frikë nga dija! Kjo çon drejt një vetëdije më të madhe dhe qendrimeve tona, pikërisht drejt asaj që na mungon!