E shtunë, 15 Mars, 2025

MUNGESA E STRATEGJISË ËSHTË STRATEGJIA JONË

Do të sigurojmë vaksina! Do të fillojmë negociatat me BE-në! Do ta shpëtojmë Ohrin që të mos jetë trashëgimi botërore në rrezik! Do të bëjmë kanalizime! Kur vendosni paaftësinë nën maskën e fjalës “strategji”, kjo do të thotë që ju nuk keni asnjë strategji!

Shkruan: Katerina Topallova

Fqinjët po vaksinohen. Ne analizojmë se sa kanë gabuar që kanë marrë vaksina nga Kina, nga Rusia, gjersa nuk i morën të gjitha nga Pfizer, sepse doli të ishte e cilësisë më të lartë. Çdo temë serioze që ka rëndësi jetike për qytetarët reduktohet në bisedë të çarshisë.

Dhamë paradhënie, na konfirmuan dërgesën e parë, na premtuan vaksinat, thanë se do të na jepnin … njerëzit tanë janë shpuar me gjithçka përveç me vaksina! Sepse ato nuk janë! As ato që i kemi blerë, as ato të dhuruarat dhe as ato të pretuarat nuk po vijnë! Sepse ato nuk janë! Sepse nuk ka asnjë strategji për një kohë të gjatë! Sepse në zgjedhje ne dalim të votojmë për njerëzit që do të bëjnë një strategji për të marrë vendime! Të vetmet vendime që i kanë sjellë në këto 30 vjet janë ato fatale, ato që na çojnë çdo ditë në një fund më të thellë!

Me shumicë shiten aranzhime për pushime verore, ekskursione, udhëtime të shkurtra … gjithçka është bukur, por me një strategji të tillë do t’i pëlqejmë përsëri fotografitë e Dojranit dhe Ponikvas, sepse nuk ka gjasa që dikush të na lejojë të kalojmë më larg.

Kjo pandemi ka treguar se izolimi nuk ka të bëjë vetëm me të qenit një vend që ka kërkuar për dekada me radhë për t’u bashkuar me vendet e kontinentit me të cilat ka shtrirje gjeografike, por se izolimi është kur kufijtë e tu janë të mbyllur dhe ju jeni të bllokuar sepse të gjithë të tjerët nuk ndihen të sigurt në shoqërimin tuaj. Tani ne jo vetëm që jemi të varfër dhe të paaftë për të zgjidhur problemet tona të brendshme dhe me fqinjët tanë, por kërkojmë që BE të fillojë negociatat me çështje (gjysmë) të hapura, por ne jemi të rrezikshëm për shëndetin e tyre nëse jemi afër tyre!

Të gjitha qeveritë tona të mëparshme na premtuan fillimin e negociatave me BE-në, madje disa i filluan negociatat dy herë, derisa në të tretën herë nuk e kuptuam që në fakt negociatat janë larg fillimit!

Por nëse ata nuk na poshtërojnë, ne do ta tërheqim Ohrin këtu ne vendin tonë. Nuk ka pse rri në një listë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ohri është i yni! Dhe Struga është e jona! Dhe ne do të ndërtojmë dhe prishim kur të duam dhe sa të duam!

Një kryetar komune në një takim na tregoi një anekdotë. Tha, ne ishim në një takim, të gjithë kryetarët e komunave në qeveri. Gjatë bisedës, kryeministri i kujtoi Ramiz Merkos se ai është gjithashtu shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe do të duhet të respektojë ligjet. Atëherë Merko ua kujtoi se Republika e Maqedonisë në Strugë do të thotë RAMIZ MERKO!

Kjo është ajo strategji plot anekdota kur në fakt nuk janë thjesht anekdota por një mundësi që në vend se të qajmë, të buzëqeshim para së vërtetës!

UNESCO mund të regjistrojë sa të dojë dhe kur të dojë, ne as shqetësohemi, as na intereson!

Më në fund, një pusetë u riparua në Shtip! Dhe kjo vazhdoi në lajmet qendrore në televizionin lokal! Nuk është e turpshme ajo që u transmetua, pyetja është se sa rëndoi dhe u krijoi telashe qytetarëve të Shtipit, që ky lajm të jetë në prime time!

Të fundit