Administratorët e punësuar përmes programit K-5 në Ministrinë e Sistemit Politik do të shpërndahen në 237 institucione, organe shtetërore, vetëqeverisje lokale dhe organe të tjera shtetërore. Bëhet fjalë për 1,349 të punësuar, kryesisht ekonomistë dhe juristë, por edhe personel me arsim të mesëm, përcjell KDP.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Sistemit Politik në Qeveri Artan Grubi tha në konferencën e sotme për shtyp se lista e personave që nuk ishin caktuar në punë është pastruar, se janë bërë kontrolle paraprake dhe disa vendime për shkarkim janë dhënë tashmë, kurse disa prej tyre vetë kanë paraqitur kërkesë për ndërprerjen e kontratës së tyre.
Shumica e këtyre 1,349 personave janë shpërndarë në Ministrinë e Brendshme – 143, DHP-92, në Drejtorinë Doganore 74, në Avokaturën e Shtetit – 74, në Zyrën e Regjistrimit – 41, Inspektorati Shtetëror i Tregut – 35, Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave Personale -30, Agjencia e Kadastrit -29, MPJ – 26, në Ministrinë e Financave – 25, QMK – 24, Spitali Klinik Tetovë -25, HIF – 22, Ministria e Bujqësisë – 21, Agjencia e Punësimit – 20, Enti Shtetëror i Statistikave -15 , Fondi Shëndetësor – 13, Qeveria – SHPP, në Arkivin Shtetëror dhe në Inspektoratin Shtetëror të Punës nga 12 persona secili, MSHIA dhe MSH 11 secila, në Drejtorinë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, në Rrugët e Shtetit të PE, në Ministrinë e transporti dhe komunikimet, në pronë – juridike, në Gjykatën Themelore Tetovë dhe në Prokurorinë Publike Tetovë 10 punonjës, Spitali Kumanovë – nëntë, Qendra Ndër-Komunale për Punë Sociale Gostivar tetë, MMPH pesë punëtorë.
“Në këtë plan nuk ka vetëm shqiptarë, por edhe maqedonas, romë, turq, serbë dhe boshnjakë,” tha Grubi.
Sipas tij, ata që do të refuzojnë një punë nuk do të kenë më të drejtë të zgjedhin një punë tjetër, por kjo është opsioni i vetëm.
LINK PËR VIDEO-KONFERENVËN E GRUBIT:
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/videos/119967073319852/