Me shumë sens qytetarie dhe vendosmërie tashmë është koha që të gjithë aktorët tjerë shoqërorë, të hapësirës publike, të krijojnë një moment shndërrimi kreativ për të zhbërë monopolin e elitave improvizuese, të atyre që e reduktuan politikën vetëm në luftë për pushtet. Një shoqëri që gjeneron ide ndryshmērie dhe konkurrence, që gjeneron aksione kreative në sferën publike, në fakt i zgjeron kufijtë e lirisë dhe i shmang “kthetrat” e elitave improvizuese, të cilat gjithnjë kanë prirje për kënetizim partiak të hapēsirës publike. Qenia njerëzore është diçka më tepër se kaq dhe politika gjithashtu!
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Tashmë është gati se triviale të shkruash për tranzicionin e përjetshëm dhe për gjithë atë stivë improvozimesh që si një mal i pakalueshëm qëndrojnë para nesh. Sa vullnete politike janë vdirë e janë rrafshuar në pērpjekjen sizifiane për ndryshim dhe që në fakt nga politika e papërgjegjshme janē shndërruar në vendnumërim, në një gjendje të ngrirë që vazhdimisht është mbështjellë me celofon politik parallash dalë boje.
Dhe duket se ka një gabim në gjithë kētë djerrinë që shtrihet para nesh, një gabim elementar në algoritmin e përpjekjes për ndryshim. Dhe ky gabim duket se qëndron pikërisht në idenë, në shpresën se vetëm politika mund t’i zgjidh problemet tona, vetëm politika e kuptuar ngushtësisht dhe e reduktuar në format tipike ballkanike vetëm si pushtet. Ne me vetëvullnet, me naivitet, por edhe me apatinë e një pjese dërrmuese ia kemi dhuruar këtë hapësirë manipulimi politikës, partive politike, ia kemi dhuruar ekskluzivitetin e menaxhimit të hapësirës publike si liri politikës improvozuese, duke hequr dorë kështu nga aksioni i përhershëm qytetarë, nga pjesëmarrja kreative në hapësirën e lirisë.
Pikërisht, në këtë dorëzim qytetar, ne si qenie politike kemi humbur dimensionin e mirëfilltë të politikës, duke lejuar kështu reduktimin e politikës vetëm në administrim, vetëm në një lojë të partive politike, pa pasur idenë që në këtë drejtim nga ajo energji e përhershme e ndryshimit e kemi shndērruar ndryshimin në improvizim të përhershëm të elitave politike. Pikërisht ky abstenim i qytetarëve, i aktorëve tjerë të jetës publike siç janë sferat e pavarura, ka krijuar betejen shterpe të elitave politike që njohin vetëm pushtetin, që njohin administrimin dhe që saherë iu duhet luajnë me ide të mëdha populiste. Shoqëria si një totalitet komlpeks nuk përfaqësohet vetëm nga partitë politike. Ky perceptim është imponuar nga partitë që kërkojnë primatin në sferën publike. Shoqëria është një pluralitet entitetesh të shumta që duhet ta kenë zërin e vetë të relevancës në sferën publike. Sa mëi fuqishëm të jetë zëri i këtij pluraliteti qytetar aq më e fuqishme është demokracia, politika si një aksion që në epiqendër ka njeriu. Impenjimi më madh dhe më këmbëngulës i mendjeve dhe sferave të pavarura mundëson që të zhbëhet monopoli i elitave politike, të cilat e kanë reduktuat politikën në improvizim të përjetshëm.
Pikērisht në këtë fillimvit kur përpara ndodhen sifida të shumta kjo ndjeshmëri për të “pushruar” hapēsirën publike me ide dhe energji të reja mbetet e domosdoshme. Dhe së fundmi një ndjeshmēri dhe aksion i këtillë mbetet i domosdoshëm për shkak se rrezikojmë të kemi një shkëputje fatale vazhdimësie në pērpjekjen për të gjetur vendin në sferën publike. Ndodhemi përballë një apatie të imponuar dhe një refuzimi në pjesëmarrje që i shkon për shtati vetëm avazit të elitave improvizuese që vazhdojnë ta mjelin të tashmën dhe të ardhmen tonë.
Me shumë sens qytetarie dhe vendosmërie tashmë është koha që të gjithë aktorët tjerë shoqërorë, të hapësirës publike, të krijojnë një moment shndërrimi kreativ për të zhbërë monopolin e elitave improvizuese, të atyre që e reduktuan politikën vetëm në luftë për pushtet. Një shoqëri që gjeneron ide ndryshmērie dhe konkurrence, që gjeneron aksione kreative në sferën publike, në fakt i zgjeron kufijtë e lirisë dhe i shmang “kthetrat” e elitave improvizuese, të cilat gjithnjë kanë prirje për kënetizim partiak të hapēsirës publike. Qenia njerëzore është diçka më tepër se kaq dhe politika gjithashtu!