E shtunë, 22 Mars, 2025

Intervistë ekskluzive me djaloshin nga Tetova që luan në radhët e klubit danez “Copenhagen”, Fisnik Isaki

Intervistë ekskluzive me djaloshin nga Tetova që luan në radhët e klubit danez “Copenhagen”

Fisnik Isaku është një djalosh nga Tetova që jeton në qytetin e Kopenhagenit në Danimarkë.

Ai është i lindur në 2003 dhe aktualisht luan me ekipet zinxhir të klubit danez “Copenhagen”.

Ka pasur edhe ftesë nga kombëtarja e moshave të reja Shqipërisë.

Më shumë për këtë djalosh do të kuptojmë në intervistën eksluzive për KDP.

KDP: Si një i ri me prindër nga Maqedonia e Veriut sa ishte e veshtirë të filloni dhe të socilaizoheni me një klub metropoli si Kopenhageni ?

Fisnik Isaki: Aspak e vështire përshkak se unë kam lindur ne Danimark dhe prej moshes 3 vjecare kam filluar në çerdhe.  Kështu që nuk kam pasur aspak vështirsi sa i përket socializimit. Prindërit e mi kanë kohë që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë. Poashtu e kuptojnë shumë mirë botën e futbollit.

KDP: Si është jeta e një të riut që i dedikohet plotësisht sportit?

Fisnik Isaki: Për cdo punë që e bën me deshire dhe vullnet jeta bëhet shumë e plotë dhe merr kuptim.

KDP: Cilat janë modelet dhe cfare ëndrash keni ?

Fisnik Isaki: Si model cdo her e kam pasur  Messi. Endra ime eshte te bëhem nje futbollist i dalluar dhe një emër i përveçëm i futbollit europian.

KDP: Cilën kombëtare të futbollit do të doni ta përfaqesoni nëse do kishit mundësi zgjedhje ?

FIsnik Isaki: Dihet se jam shqiptar por nuk do te veçoja kombëtaren e Shqipërisë ose te Kosovës pasi qe te dyja janë shqiptare. Pork jo nuk do të thotë se e përjashtoj mundësinë të  luaj për kombëtaren e Maqedonisë Veriut pasi qe prinderit i kam nga Maqedonia e Veriut.

KDP:  Kujt ja dedikoni suksesin ?

Fisnik Isaki: Sigurisht qe prinderve që më kanë ndihmuar të arij deri këtu ku jam,  dhe vazhdojnë të jenë krahu im i djathtë në rugën e suksesit deri në realizimin e ëndrës më të madhe .

Të fundit