E premte, 21 Mars, 2025

Problemet me mbeturinat – shkak i ndotjes serioze në Maqedoninë e Veriut

Të jetohet në mjedis të shëndetshëm jetësor është e drejtë fundamentale e njeriut. Shteti duhet të garantojë dhe të sigurojë kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor, ndërsa qytetarët të ndihmojnë në përparimin dhe mbrojtjen e tij.

 

Autore: Sumeja Livoreka

 

Megjithatë, krahas të drejtës së garantuar kushtetuese për jetë në mjedis të shëndetshëm jetësor, shqetëson fakti se vite me radhë shteti, përmes institucioneve të veta, nuk i përkushton vëmendje të mjaftueshme dhe nuk ndërmerr masa konkrete për ruajtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor. Gjithashtu, mungon zbatimi kualitativ i zgjidhjeve sistematike për zgjidhjen e problemeve të shtresuara në fushën e mjedisit jetësor, të cilat vazhdojnë të jenë në margjinat e obligimeve të institucioneve kompetente.

Deponimi i mbeturinave është proces i cili drejtpërsëdrejti ndikon mbi mjedisin jetësor të njerëzve. Në Republikën e Maqedonisë gjendja me menaxhimin me mbeturinat e ngurta (deponimin e mbeturinave) është substandarde dhe thuaja se nuk respektohet asnjë normë ligjore e cila ka të bëjë me këtë çështje.

Si (s’)është zgjidhur problemi i deponive?

Komuna e Gostivarit e shfrytëzon deponinë “Rusino”. Aty kryhet selektimi i letrës, prodhimeve të plastikës dhe metalit, ndërsa në vet deponinë ka objekt në të cilin bëhen dengjet (baling) e mbeturinave të selektuara. Është miratuar plani trevjeçar për menaxhim me mbeturinat, por deri më tani nuk është përpiluar studimi për ndikimin e mbeturinave mbi shëndetin e njerëzve. Në deponinë rajonale është parashikuar ndërtimi i gropave dhe kanaleve, si dhe i impianteve për riciklimin e mbeturinave të selektuara.

Komunat e Qytetit të Shkupit e shfrytëzojnë deponinë rajonale “Drislla”, e cila është e vetmja në Republikën e Maqedonisë që posedon leje të integruar ekologjike. Ndërmarrja Publike për Deponimin e Mbeturinave Komunale “Drislla” Shkup, si dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”-Shkup, të cilat kryejnë grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave, kanë në dispozicion resurse njerëzore, materiale dhe teknike, të domosdoshme për kryerjen cilësore të kësaj veprimtarie. Qyteti i Shkupit çdo vit e miraton dhe realizon programin për menaxhim me mbeturinat.

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës nuk disponon me deponi lokale, e as nuk shfrytëzon deponi rajonale. Mbeturinat grumbullohen në deponinë e komunës fqinje të Dibrës. Selektimi i mbeturinave nuk kryhet. Komuna nuk ka miratuar plan dhe program për menaxhim me mbeturinat, e as nuk ka përpiluar studim për ndikimin e deponisë mbi mjedisin jetësor.
Komuna e Tetovës nuk e ka deponinë e saj lokale, por ka vetëm stacion për transferimin e mbeturinave ku kryhet selektimi primar i letrës dhe plastikës, ndërsa mbeturinat e tjera grumbullohen përkohësisht në deponinë “Rusino” ose në deponinë rajonale “Drislla”. Komuna ka miratuar plan shumëvjeçar për menaxhim me mbeturinat, si dhe ka përpiluar edhe studime të caktuara për ndikimin e mbeturinave mbi mjedisin jetësor

Instalimet egzistuese dhe kapacitetet për mënjanimin me mbeturinave janë të papërshtatëçme, kursepraktika e menaxhimit me mbeturinat kontribuon drejt ndotjes së ajrit, në resurset e ujërave dhe tokës,si dhe drejt reziqeve për biodiverzitetin, toka bujqësore dhe shëndeti i njerëzve. Pothuajse metoda e veçantë për mënjanimin e mbeturinës është deponimi i deponive; vetëm pjesë nga mbeturina e rrezikshme nga instuticionet shëndetësore dhe mbeturinat e caktuara të lëngëshme të rrezikëshme kallen, gjegjësist djegen.

Deponive të egra u vihet flaka

Por organizatat joqeveritare, të cilat në fokus kanë ruajtjen e ambientit kanë ndezur alarmin, duke theksuar se në territorin e Maqedonisë së Veriut ka mbi 50 deponi të egra, ku mbeturinat hidhen pa kurrfarë kontrolli dhe më problematike bëhet situata gjatë stinës së verës kur një pjese të deponive u vihet flaka.

Rasti i fundit është ai deponisë në Strugë, vetëm 500 metra nga qendra e qytetin, buzë liqenit të Ohrit, ku zjarri ka arritur të vendoset nën kontroll gjatë ditës së sotme, pasi për disa ditë me radhë në kulmin e sezonit turistik, Struga ka qenë e mbuluar me tym të zi djegia e mbeturinave. Banorët e kësaj zone për disa ditë kanë protestuar për të shprehur revoltën ndaj institucioneve që vetëm në formë deklarative angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi.

Arianit Xhaferi nga organizata për mbrojtjen e ambientit jetësore Eco Guerila në lidhje me këtë cështje u përgjigj:

“Është gjithnjë problematike prezenca e këtyre deponive, ku në të shumtën e rasteve mbeturinave u vihet zjarri. Komuna e Tetovës, më saktësisht kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, gjatë fushatës premtoi se zgjidhja e problemit të mbeturinave do të jetë prioritet i administratës së Komunës që ajo udhëheq, por ikën tanimë shume vite dhe problemi i mbeturinave mbetet akoma”.

E njëjta gjë ndodh edhe në Strugë.
“Ajo që duhet të bëhet është ndërtimi i deponive me standarde, të krijohen mekanizma për kontrollin e funksionimit të tyre përmes një monitorimi të vazhdueshëm, si nga autoritet kompetente të shtetit po edhe trupa e pavarur”, thotë Arianit Xhaferi .

Deponia e paligjshme e Tetovës në hyrje të qytetit nga dita ditës po rritet. Mbeturinat filluan të hidhen edhe në rrugë, era e fortë po bëhet e padurueshme, ndërsa zjarret që shpesh herë ndizen në këtë vend, ndotin edhe më tepër ajrin veçmë të ndotur të Tetovës. Ekzistenca e një deponie të këtillë, më pak se 100 metra larg objekteve të banuara dhe vetëm 500-600 metra larg qendrës së qytetit, është realitet i Tetovës për njëzet vjet.

Vetëm rreth 70% e banorëve i shfrytëzojn shërbimet e sistemit të grumbullimit të mbeturinës komunale, që i kryejnë ndërmarjet publike. Pajisja për grumbullimin e mbeturinës dhe niveli i shërbimeve nuk është në pajtim me kërkesat rrjedhëse. Grumbullimi i fraksioneve joseperative të mbeturinës komunale dhe asaj industriale të parrezikshme, si dhe në fraksionet e mbeturinës së rrezikshme dhe të parrezikshme, është praktik e zakonëshme. Nuk egzistojnë sisteme formale për grumbullimin e mbeturinës dhe mbetjes urbane, si dhe për indet e larta shtazore të rrezikëshme nga thertoret dhe nga fermat blegëtorale.
Niveli i menaxhimit me mbeturinën e rrezikëshme dhe me mbeturinën medicinale të mbetur të parrezikshme në spitalet, kryesisht është i ulët.

Ndërkohë që Tetova akoma mendon për deponi, eksperiencat botërore thonë se në shtetet e zhvilluara, raporti ndaj derdhjes së mbeturinave është krejtësisht ndryshe. Disa eksperienca të këtilla u prezantuan në diskutimin në panel për deponi të e paligjshme në Rajonin e Pollogut, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Xhelal Ceka drejtor i ndërmarjes komunale Tetovë ne lidhje me deponitë se “Ku mblidhen
mbeturinat” si dhe “A ka deponi të posatshme ne Tetovë”ai u përgjigj në këtë mënyrë:
“Tani në vend të stacioneve të ngarkimit gjendet një sasi më e madhe mbeturinash, sepse para pak kohësh banorët e fshatit Rusinë të Gostivarit e bllokuan rrugën për kamionët tanë, të cilët i çonin mbeturinat në deponinë me emrin e njëjtë, pranë këtij fshati. Tani jemi të detyruar që t’i çojmë mbeturinat përsëri në deponinë e Shkupit, Drislla, por kjo gjë na merr shumë kohë dhe prandaj nuk mund ta transportojmë të gjithë sasinë e cila mblidhet në qytet gjatë ditës”, thotë drejtori i Ndërmarrjes komunale publike të Tetovës, Xhalal Ceka.

Edhe shoqëritë ekologjike të Tetovës janë të mendimit që mënyra e këtillë për trajtimin e mbeturinave është mënyra e duhur, drejt së cilës duhet të mendojë edhe udhëheqësia lokale e Tetovës.

“Sipas nesh, zgjidhja më e mirë për deponinë e Tetovës do të ishte mënyra e cila zbatohet në Lubljanë. Atje, mbeturinat reciklohen, kompostohen dhe prodhohet energji elektrike.
Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për Tetovën dhe rajonin, sepse ne jemi kundër çdo lloj improvizimi të këtij problemi me zgjidhje afatshkurtër”, thotë Ngadhënjim Mehmeti nga shoqëria ekologjike “Ekoguerilla”.

Disa qytetarë sa i perkët pyetjes se “cfarë mendojnë për mbeturinat e grumbulluara” u përgjigjën në këtë mënyrë: “ne si individë nuk mund të bëjmë asgjë,ata qe janë kompetent duhet ti largojne të marin masa më shumë ne lidhje me këte cështje” thotë një qytetar i Tetovës.

“Nuk duhet të jetë kështu, por kur do të zgjidhet kjo ceshte është shtruar 20 vite më pare dhe asesi nuk po zgjidhet problem me këto deponi ,duhet te mlidhen kryetarët e komunave që ta zgjedhin”, u pergjigj qytetarjame inicialet SH.B.

Që të mundësohet instalimi i infrastrukturës bazë të shëndoshë ekologjike teknike për menaxhim me mbeturinat komunale dhe mbeturinat e rrezikëshme,duhet të sillet strukturë ligjore përkatëse, institucionale, organizative dhe strukturë tjetër ndihmëse, si dhe strukturë finansiare. Nuk mund të bëhet dallim çka është më me rëndësi, sepse të gjitha parakushtet krijojnë kushte për funksionimin e infrastrukturës teknike. Elementet integrale dhe të gjitha çështjet e shqyrtuara do të krijojnë strukturë të përgjithshme për planin me aksione për menaxhim me mbeturinat, ku prioritetet kryesore janë rolet e theksuara dhe përgjegjsitë e të gjitha subjekteve të involvuara në menaxhimin me mbeturinat.

Të fundit