Autor: Fjolla Skenderi
Për shumicën prej nesh, është e vështirë të imagjinohet që dikush dëmton një fëmijë. Sado shqetësuese të jetë, abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve është shumë real qè shumica prej nesh nuk do ta kuptojë kurrë pse një individ kryen abuzim ose neglizhencë. Abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve mund të ketë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata në mirëqenien fizike dhe emocionale të fëmijës, duke shkaktuar dëmtime në zhvillim sikurse edhe probleme shëndetësore në moshën e rritur.
Sipas Konventès për të drejtat e fëmijës qè në nenin 39 përcakton detyrime se shteti i ndërmerr të gjitha masat përkatëse për rimëkëmbje më të mirë fizike dhe psiqike për riintegrim social të fëmijës viktimë të ndonjë forme të shpërfilljes; eksploatimit; keqpërdorimit; torturës ose ndonjë forme të veprimit mizor, johuman ose degradues; dënimit dhe përleshjes së armatosur. Rimëkëmbja dhe riintegrimi zhvillohet në mjedise, të cilat e stimulojnë shëndetin, vetërespektin dhe dinjitetin e fëmijës.
Nè vende tè ndryshme tè botes abuzimi dhe keqtrajtimi i fèmijève nè çerdhe èshtè shumè i pranishèm, por sa ndodh ky fenomen nè vendin tonè do ta kuptojmè nga çerdhet, vetè edukatoret, prindèrit dhe psikologet .
Zubejda Murtezi menaxherja e çerdhes “Yjet” qè ndodhet nè qytetin e Shkupit, deklaroi se ato nuk kanè hasur asnjèherè nè raste dhunimi, abuzimi apo keqtrajtimi tè fèmijève, ajo shprehet se të gjitha edukatoret e çerdhes “Yjet” posedojnë shkollimin adekuat për këtë profesion edhe pse gjatë punës pavarësisht hasen me problematika dhe vështirësi të ndryshme, ato me mjaft profesionalizëm dhe përkushtim e kryejnë detyrën dhe obligimet e tyre. Sa i pèrket pyetjes “Si reagoni kur femija qan, inatoset apo merzitet?” ajo u pèrgjigj nè kètè mènyrè: “Raste të tilla kemi thuajse çdo ditë. Sidomos në periudhat kur fëmijët pranohen në çerdhe dhe janë në procesin e adaptimit. Rastet e tilla i tejkalojmë duke ju ofruar fëmijëve shumë dashuri, duke i përqafuar dhe ledhatuar dhe duke ju vënë në dispozicion lodrat e aktivitetet e ndryshme që mund të tërheqin vëmendjen e fëmijëve. Fëmijët që janë më gjatë kohë në çerdhen tonë, e kanë mësuar këtë proces dhe shpeshherë kur ndonjë fëmijë qan edhe ata vet e përqafojnë dhe e ngushëllojnë. Janë shumë momente të bukura dhe emocionuese.”
Edukatorja A.E nga cerdhja “Teteks” nè lidhje me kètè ceshtje tha: “Që nga momenti kur jemi punësuar ne edukatoret jemi informuar mbi rregullat e funskionimit dhe punës me fëmijë. Abuzimi me fëmijët është rreptësisht i ndaluar në çerdhen tonë dhe ne edukatoret jemi plotësisht dakord me rregullat që jane vënduar dhe i respektojmë me përpikshmëri.”
Njè rast abuzimi ka ndodhur nè çerdhen “Fidani” tè Shkupit, ku prindèrit kanè denoncuar edukatoret pèr dhunimin e fèmijès sè tyre . U kontaktua çerdhja “Fidani” nè adresèn e tyre nè Facebook lidhur me kètè fenomen, se a ka ndodhur pèrsèri njè rast i tillè, a kanè marrè masa parandaluese mirèpo nuk kthyen pèrgjigje.
Sipas psikologes Selma Koral keqtrajtimi dhe abuzimi tek fèmijèt shkakton trauma afatgjate, varèsisht prej formès sè saj si dhe moshès dhe temperamentit te femiut.” Zakonisht manifestohen me simptome tè ankthit (tè qara, vjellje, kafshim i thonjève, enuresis dhe tè tjera) tè cilat e çojnè fèmiun nè regres zhvillimor tè aspektit psikologjik. Kèto pasoja mund tè tejkalohen me ndihmèn e psikologut, edukatores sè fèmiut dhe prindèrve natyrisht domethènè vetèm me kombinimin e tre palève arrihet suksesi. Nga ana e psikologut trajtohet me anè tè terapive tè ndryshme varèsisht gjendjes nè tè cilèn èshtè fèmiu.” – u shpreh ajo.
Abuzimi ndodh nè mènyra tè ndryshme , ai mund tè jetè edhe abuzim i shèndetit tè fèmijève lidhur me atè se cfarè ushqimi konsumojnè fèmijèt. Referuar njè lajmi tè disa viteve mè parè nè njè çerdhe tè qytetit tè Shkupit janè gjetur bakterie fekale nè ushqimin qè u èshtè shèrbyer fèmijève, mirèpo si qèndron situata sot me ushqimin qè shèrbehen fèmijèt nè çerdhen “Teteks” nè Tetovè e sqaron edukatorja A.E. :
“Kemi mëngjesin, shujtë (pemë), drekën (gjellëra) dhe prap shujtë (pemë) pak para se të shkojnë në shtëpi. Ushqimet përgatiten në çerdhen tonë dhe deri tani jemi munduar në maksimum që fëmijëve të iu shërbejmë ushqime të shëndetshme.”
“Edhe me prinderit jemi në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ,edhe për ndonjë problematik sado e vogël që të jetë. Deri më tani, fal Zotit dhe angazhimit maksimal të edukatoreve dhe gjithë stafit, prindërit janë të kënaqur me angazhimin dhe punën tonë. Me përkushtim, angazhim, shumë durim dhe shumë dashuri, besoj që do të arrijmë edhe shumë suksese në të ardhmen dhe çerdhja jonë gjithmonë të përmendet për të mirë, për profesionalizëm dhe si vend i veçantë dhe i bukur i edukimit dhe aftësimit të fëmijëve.” – shtoi ajo.
Dhe kur jemi te mendimi i prindèrve njèri nga tre prindèrit qè u intervistuan u shpreh i revoltuar nga pakujdesia e edukatoreve tè njè çerdheje nè Tetovè, qè kèto tè fundit kishin pastruar me detergjente lodrat e fèmijève dhe fèmija i personit nè fjalè (dèshironte qè tè mbetej anonim ai dhe emri i çerdhes) kishte pirè nga uji me detergjentè dhe kishte ngelur nè gjendje tè rèndè shèndetèsore. Rasti ishte paraqitur nè organet kompetente. Ndèrsa nèna Emine Sulejmani nga qyteti i Tetovès rrèfeu mè tepèr nè lidhje me kètè temè: “Fèmijèt e mi i dèrgoj nè çerdhen “Rinia” nè Tetovè jam shumè e kènaqur nè cdo aspekt, higjiena èshtè shumè e mirè dhe me kujdesin e fèmijève ajo ngelet edhe mè e pastèr, çdoherè ka ushqime tè mira dhe tè shèndetshme. Edukatoret janè si nèna tè dyta. Fèmijèt flasin çdoherè pèr to dhe pèr shokèt dhe shoqet nè klasè . Kur i dègjoj ato tè flasin pèr edukatoret mè duket se ua njohin tè gjitha shprehjet nè fytyrè , dhe mè besoni se i vèrejnè edhe kur janè tè lumtura edhe tè mèrzitura.” Kurse Bukurije Murati u shpreh se kishte raste kur fèmija kthehet i shqetèsuar nga çerdhja mirèpo e sheh si diçka normale kur fèmija nuk e ka bèrè gjumin nè rregull dhe se çdo rast e ka pèrkrahjen e edukatoreve.
Fëmijët mësojnë nga ajo që shohin dhe dëgjojnë, për mirë a për keq. Nëse një i rritur shfaq sjellje pozitive, fëmija është më i prirur të bëjë kështu. Tё lёndosh njё fёmijё ёshtё e lehtё, mjafton qё t’iu merrni lodren nga duart dhe ata fillojnё tё qajnё. Ndёrsa tё duash njё fёmijё do tё thotё tё marrёsh vetёm buzёqeshje nga ana e tyre. Ajo ҫka ka rёndёsi tek fёmijёt ёshtё se ata janё kthyes deri nё momentin kur fillojnё t’i kuptojnё gjёrat. E nevojshme ёshtё qё cdokush tё kuptojё se nuk ka asgjё mё tё rёndёsishme se shendeti i fёmijёve, kujdesi dhe koha qё duhet t’u kushtohet atyre. Abuzimi do tё zhduket vetёm atёherё kur mendimet negative dhe urrejtja tё mos jenё pjesё e fjalorit tonё.