E premte, 21 Mars, 2025

PSE IKIN, KU SHKOJNË TË RINJTË?

Autor: Fatmir Bilalli

Shprehja “guri i rëndë në vendin e vet” duket se nuk po vlen më për të rinjtë.Me sytë përtej kufirit, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Maqedonisë së Veriut. Sipas hulumtimit, mbi 66% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë një të afërt që është larguar jashtë vendit. Kjo situatë e eksodit masiv po ndodhë për shkak të një pune më të mirë jashtë vendit, standard më të mirë jetësor dhe të ardhme më të mirë.

Kemi intervistuar një administrator të diplomuar tek stacioni i autobusave në Tetovë i cili ishte i detyruar të largohet nga vendi për shkaqe sociale dhe ekonomike dhe ndërkohë ai dha një tregim të shkurtër në lidhje me situatën në vend.

-Me diplomë të administratës publike Mesut Ademi shprehet i revoltuar pasi nuk mund të gjej punë shkaku i nepotizmit:Kam 2 vite që jam diplomuar si administrator në UEJL por ende nuk mundem të gjej punë pasi nuk u shërbej interesave partiake dhe militantëve partiak që janë në pushtet.Më digjej zemra nga mendimi se po e lë familjen, miqtë që i kisha në numër të madh.Por për të ndryshuar diçka në Maqedoni,së pari duhet të ndryshoj kjo qeveri e cila i shkatroi parimet themelore të demokracisë dhe bashkëjetesës.Nuk jam i vetëm pasi shumë të rinj po e lëshojnë vendin.Këtu është mjerim!

Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i migrimit ka prekur ndërkohë sistemin arsimor në vendin tonë.

-Zvogëlimi i numrit të nxënësve po prek edhe mësimdhënësit e tyre.Xhevit Sulemani profesor i lëndës së gjuhës shqipe në shkollën e mesme të “SHMEK 8 SHTATORI” është i shqetësuar. “Si çdo ditë shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…! Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët e tjerë. Sapo shkova në klasë,i pyeta nxënësit kujdestarë se kush mungon? Ata më treguan se dy nxënës s’do të vijnë më në shkollë! Këta dy nxënës kanë shkuar javën e kaluar për në Gjermani dhe s’do të jenë më me ne, s’do të vijnë më në shkollë…Dy karrige edhe sot mbetën bosh.

-Largimi i të rinjve lë shenja të thella në familje. Është i madh malli i prindërve të cilët ndjehen të pafuqishëm për t’i ndihmuar më të dashurit e tyre. Komunikimet nëpërmjet internetit thonë se as pak nuk jua lehtësojnë mungesën, sepse shumë prej tyre tashmë kanë formuar familje dhe nuk kanë ndërmend të kthehen në Maqedoni.Ndërkohë Jakup Iseini një prind i shqetësuar dhe i mërzitur dha një rrëfim të shkurtër në lidhje me emigrimin e djalit të tij:

“Djali im, në mungesë të zgjidhjes shkoi të punojë në Afganistan. Ai merr një rrogë të mirë, por jeta e tij në çdo moment është në rrezik. Si mund të jem e lumtur këtu dhe të kënaqem kur as ditën as natën nuk kam paqe, as në ditë pune e as në festë nuk mund të jem e lumtur!

Enti Shtetëror për Statistika i Republikës së Maqedonisë nuk ka të dhëna për numrin e të rinjve të cilët mbi baza të ndryshme janë larguar nga Maqedonia, përkohësisht ose përgjithmonë janë shpërngulur në shtet tjetër.  Në internet faqen e tyre mund të gjendet vetëm një informatë “të zbrazët” se këto lëvizje demografike duhet ti evidentojnë shërbimet e MPB-së.

Mungesa e regjistrimit të popullsisë në vend që nga viti 2002 ka bërë që mos ketë të dhëna zyrtare se cili është numri i saktë i të rinjve që largohen nga shteti. Megjithatë, zvogëlimi i nxënësve në shkolla në mes të vitit shkollor, po shihet nga ekspertët si tregues, se familjet e reja e shohin perspektivën e tyre jashtë Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

Të fundit