E premte, 21 Mars, 2025

Shqipëri-SHBA marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh

Shqipëri-SHBA marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh


Mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë firmosur marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica.

Mësohet se me marrëveshjen e re përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët.

Në këtë listë do të përfshihen edhe veprat penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Opinion.al

Të fundit