E premte, 25 Prill, 2025

VIDEO / REKTORI BEXHETI ME VIDEO-MESAZH: 19 VJET DIJE DHE DRITË

Në kushte të masave dhe rekomandimeve të dhëna nga autoritetet shëndetësore shtetërore, Universiteti i Evropës Juglindore, këtë vit, është i detyruar që të shënojë përvjetorin e 19-të të themelimit në formën online.

Programi tradicional, i cili është mbajtur çdo vit, për të shënuar përvjetorët e Universitetit, sot nuk do të mbahet. Megjithatë, shënimi i përvjetorit po vërehet në të gjithë aktivitetet tona edhe pse të reduktuara fizike, por me shumë energji festive në formatin online.

Për historikun dhe simbolikën e përvjetorit të themelimit të Universitetit dhe për aktualitetet në Universitet, në vazhdim do të mund të ndiqni Video Porosinë e Rektorit, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, drejtuar studentëve, stafit, palëve tjera të interesuara dhe opinionit më të gjerë.

Po ashtu, të bashkëngjitur e keni edhe videon promovuese të përgatitur nga Zyra e Marketingut dhe Promovimit, enkas për përvjetorin e 19-të të UEJL-së. Universiteti tashmë ka hyrë në vitin e dytë të moshës pjekurisë dhe ne vazhdojmë të përçojmë dhe shpërndajmë dije cilësore, që dëshmohet çdo ditë nga sukseset e Alumni-ve tanë.

 

Të fundit