Ndërkohë, mediat kanë transmetuar pamje nëpërmjet të cilave me gjasë kanë dashur të vënë në pah se kundërkandidati, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, ka braktisur fjalimin ceremonial të Resit të ri. Sidoqftë mbetet e pakonfirmuar nëse myftiu i Tetovës në shenjë revolte ka braktisur fjalimin apo gjithçka mbetet në nivele interpretimesh të pamjeve të “rastësishme” që vijnë nga kjo ngjarje. Deri më tani nuk ka ndonjë prononcim nga kundërkandidati, ndërkohë që zgjedhja konsiderohen legjitime dhe korrekte. Fetai shihet si figurë e matur dhe unifikuese.
KDP
Shaqir Efendi Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame. Ky është vendimi i marrë në një proces zgjedhor nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), të mbajtur sot në selinë e Bashkësisë në Kondovë.
Anëtarët e Rijasetit të BFI-së votuan mes dy kandidatëve, edhe atë myftiu i Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Për Fetaun votuan 18 ndërsa për kundërkandidatin 3 anëtarë të Rijasetit.
Shaqir Efendi Fetahu pas zgjedhjes së tij si udhëheqësi i Bashkësisë Fetare Islame, ka theksuar se sot është ditë e madhe për të gjithë myslimanët e vendit dhe qytetarët e tij. Fetahu ka deklaruar se kanë amanet që me një përgjegjësi të madhe të prezantojnë islamin dhe vlerat e tij burimore dhe tradicionale.
“Sot fitoi Bashkësia Fetare Islame. Sot fituam të gjithë. Fitoi shpirtërorja, moralja, njerëzorja dhe konstruktivja”, ka theksuar Fetahu.
Mes tjerash ai ka theksuar se në rrugëtimin e tyre do të bëjë pjesë dija, transparenca, toleranca dhe puna e pa lodhshme në shërbim të çdo besimtari.
Ndërkohë, mediat kanë transmetuar pamje nëpërmjet të cilave me gjasë kanë dashur të vënë në pah se kundërkandidati, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, ka braktisur fjalimin ceremonial të Resit të ri. Sidoqftë mbetet e pakonfirmuar nëse myftiu i Tetovës në shenjë revolte ka braktisur fjalimin apo gjithçka mbetet në nivele interpretimesh të pamjeve të “rastësishme” që vijnë nga kjo ngjarje. Deri më tani nuk ka ndonjë prononcim nga kundërkandidati, ndërkohë që zgjedhja konsiderohen legjitime dhe korrekte.
BFI-në vazhdimisht e kanë përcjellë përplasje të brendshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e ambicieve për ndikim në këtë institucion fetar. Përplasja më e fundit ka qenë mes ish Reisit, Sulejman Rexhepi dhe Skender Buzakut, i cili pretendonte se është i zgjedhuri legjitim për postin e Resit. Ai ishte kundërshtuar fuqishëm nga Sulejman Rexhepi, i cili në një paraqitje të fundit televizive e ka quajtur atë si avanturier.
Është besuar brenda kohës se burim i konflikteve brenda BFI-së ka qenë kushtetuta e saj, e cila sipas përfaqësuesve të këtij institucioni është ndryshuar dy herë. Nuk dihet nëse kushtetuta aktuale mund t’i plotësojë të gjitha nevojat për një funksionim normal të këtij institucioni apo mbase përsëri do të duhet të ndryshohet.
Nuk kanë munguar në këtë institucion edhe ndikimet politik, të cilat kanë qenë të heshtura në formë lobimesh të brendshme. Sidoqoftë Resi i ri tashmë ka paralajmëruar se politika do të qëndrojë jashtë këtij institucioni. Njohësit e rrethanave në këtë institucion ka theksuar se Reisi i ri është një figurë unifikuese dhe me dinjitet për këtë post të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të gjitha paralajmërimeve Resin e ri e presin shumë punë përpara, të cilat mund të sigurojnë një funksionim normal, transperent dhe bashkëkohorë të këtij institucioni më të lartë fetar.
Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.
Zgjedhja e Reisit të ri erdhi pasi shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti.