E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

Investigimi për djalin e Joe Biden që u censurua nga Facebook dhe Twitter

New York Post ka publikuar disa email-e të Hunter Biden, djalit të kandidatit demokrat për president në SHBA Joe Biden.

Këto email-e tregojnë se si Bideni më i ri, organizoi një takim mes babait të tij dhe një zyrtari të lartë të një kompanie të energjisë në Ukrainë. Sipas raportit, biznesmeni ukrainas e falënderonte Hunter Biden që me sa duket i organizoi takimin me babanë.

Një raportim i cili vjen vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale.

Të dy rrjetet kryesore sociale Twitter dhe Facebook morën masa për të censuruar shkrimin për ekspozimet e tij në lidhje me postat elektronike të Hunter Biden. Twitter akuzonte se ishin përdorur “materiale të hakuara”.

Kjo erdhi pasi fushata e kandidatit presidencial Joe Biden e mohoi që ai të kishte ndonjë të dhënë në “programet zyrtare” të tij, në lidhje me takimin me një ekzekutiv të energjisë ukrainase në vitin 2015. Ndërsa akuzoi se kompjuteri i djalit të tij ishte hackuar.

Llogaria kryesore e New York Post në Twitter u bllokua që nga ora 02:20 të mërkurën sepse artikujt e tij në lidhje me mesazhet e marra nga laptopi i Biden-it thyen rregullat e rrjetit social “kundër shpërndarjes së materialit të hakuar”.

Kompania tha se e ndërmori hapin për shkak të mungesës së raportimit autoritativ se nga kanë origjinën materialet e përfshira në historinë e The Post.

Çfarë përmban artikulli?

Artikulli pretendon se Hunter Biden përdori ndikimin e tij për të takuar babain e tij me një drejtues të kompanisë ukrainase të gazit natyror – Burisma, ku Hunter Biden ishte një anëtar i bordit me pagesë.

Joe Biden në atë kohë ishte nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Raport i New York Post thotë se një email i dërguar nga Vadym Pozharskyi, një shef i lartë në Burisma, për Hunter Biden në 17 prill të vitit 2015 zbuloi takimin mes ukrainasit dhe ish-nënpresidentit rreth një vit pasi Hunter Biden u angazhua në bordin e Burisma-s, pavarësisht se nuk kishte përvojë në sektorin e energjisë dhe merrte një pagë deri në 50,000 dollarë në muaj.

“I dashur Hunter, faleminderit që më ftove në Uashington dhe më dhe një mundësi për të takuar babanë tënd. Është vërtet një nder dhe kënaqësi”, thuhet në email, sipas gazetës.

Një email tjetër i paverifikuar nga maji i vitit 2014 pretendon se Pozharskyi kërkon nga Hunter Biden “këshilla se si mund ta përdorësh ndikimin tënd” në emër të Burisma.

Email-et, nëse janë të vërteta, do të binin në kundërshtim me pretendimin e Joe Biden se ai “nuk ka folur kurrë me djalin për marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit”.

Gazeta shkruan se e kishte marrë në posedim komunikimin mes Biden dhe Pozharskyi nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterëve në Delaëare, i cili tha se një klient kishte lënë aty një kompjuter në prill të vitit 2019 dhe nuk e mori kurrë pas.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar vazhdimisht ish-nënpresidentin se bëri presion ndaj Ukrainës për të shkarkuar prokurorin e saj të lartë, Viktor Shokin, në një përpjekje për të bllokuar një hetim mbi kompaninë Burisma.

*Shënim: Ky tekst është marre nga Hashtag.al.

Të fundit