E enjte, 12 Dhjetor, 2024

​Mbyllet seanca për 100 ditëshin e Qeverisë, opozita kërkoi dorëheqjen e Hotit

Më shumë se 10 orë ka zgjatur seanca për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për punën 100 ditore.
 
Përderisa Qeveria lavdëroi tre-mujorin e parë të punës, opozita dha kritika të ashpra duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Hoti.
 
Përplasje pati gjatë gjithë kohës.
 
Në fund nënkryetarja Arbërie Nagavci e mbylli seancën, pasi nuk pati deputetë të tjerë të interesuar për të diskutuar.

Të fundit