E premte, 21 Mars, 2025

TË GJITHË KANË TË DREJTË

Disa po protestojnë për të shkuar në shkollë, të tjerët po krijojnë grupe në facebook për të mbështetur mësimin në internet. A e dini pse të dy palët kanë të drejtë? Për shkak se ata nuk i besojnë sistemit, ata nuk u besojnë premtimeve dhe politikave. Ata nuk besojnë se ju po merrni vendime për t’i mbrojtur ata. Kur nuk kanë garanci, ata largohen ashtu siç mendojnë se është më së miri.

Shkruan: Katerina Topalova

1 shtatori, një simbol i fillimit të vitit shkollor, mbeti një ditë e zbehtë në Maqedoni. Gjersa disa luftojnë për mësim me prani fizike, të tjerët për të mësuar nga shtëpia, pothuajse të gjitha vendet në rajon kanë filluar ose po fillojnë për një ditë me rregulla të përcaktuara qartë. Dje nxënësit filluan vitin e ri shkollor në Serbi dhe Slloveni, në Kroaci ata fillojnë të hënën e ardhshme dhe një javë më vonë shkollat ​​do të hapen në Bullgari dhe Shqipëri. Ne e prolonguam për një muaj të tërë. Ne po prisnim zgjedhjet dhe qeverinë, ministrat dhe politikanët. Ende nuk është e qartë se kush dhe si do të mësojë. Ministrja e re kërkoi që shkollat ​​të prononcohen deri më 10 shtator nëse kanë kushte për mësim me prani fisike në klasë dhe nëse duan që të zhvillohet në atë mënyrë. Është paralajmëruar se ditën e parë ata do të flasin për respketim të detyrueshëm të protokolleve.

Kur rajoni të bëjë testin e parë me nxënësit, ne do të flasim se duhet të mbajmë një maskë dhe të presim në radhë për të hyrë në klasë. A e kuptoni se sa jemi prapa fqinjëve tanë?

Çfarë po presim? Çfarë kushtesh duhet të plotësojmë? Pse shteti nuk funksionon gjatë organizimit, mbajtjes së zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë? Deri kur Arbër Ademi ka marrë pagë ministrore? A kishim një ministri për të cilën paguanim gjatë gjithë kohës, a kishim mësues që prisnin udhëzime? Ne gjithashtu kishim një qeverisje lokale që vitin që vjen do të mbajë zgjedhjet për pasardhësit.

Çdo vit ne zgjedhim diçka dhe kurrë nuk bëjmë zgjedhjen që do të na çojë përpara ndërsa zgjedhim. Asessi nuk ndalemi së prituri!

Tani po presim 1 tetorin. Deri atëherë, tualetet në shkolla pritet të jenë së paku në gjendje të mirë, të kenë ujë dhe sapun gjithandej, të kenë dezinfektues, të mos ketë shkolla me llogari të bllokuara, të ketë higjienë dhe ngrohje. Ne po flasim për kushtet themelore që duhet të plotësohen edhe nëse nuk do të ishte i pranishëm Covid-19.

Gjatë luftërave botërore, krizave të refugjatëve, pandemive dhe sëmundjeve, poetë të mëdhenj, mjekë, mësues, muzikantë kanë lindur në botë … ne përpiqemi t’i bëjmë fëmijët tanë të shkolluar! Nuk mund të biem dakord, sepse nuk na intereson asgjë! Sepse ne mendojmë se dimë gjithçka! Sepse ne e pranojmë çdo gabim me lehtësi të pabesueshme, sepse nuk i dënojmë fajtorët që shkatërrojnë sistemin, sepse nuk krijojmë një sistem që do të na ndihmojë të bëjmë jetën tonë më të lehtë.

Në Maqedoni çmimi paguhet pa para, në shkrim e këndim, në shkencë, në pritje! Dhe kjo kushton më së shumti!

Të fundit