Autor: Lorik Idrizi
Papunësia në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie për 0.8 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti, pikërisht në kulmin e pandemisë, në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të kaluar, njofton KDP duke u bazuar në të dhëna zyrtare statistikore.
Kjo, sipas ekspertëve, është rezultat i subvencionimit të kompanive nga ana e qeverisë për të paguar paga në kohë të mbylljes së bizneseve si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.