Mbaron takimi në Shtëpinë e Bardhë, Hoti konfirmon se ka dakordim për një marrëveshje nesër.
“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”
“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhë dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”
“E kemi bërë një progres në cështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”
“Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”.
“Mund të them një gjë. Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në bashkëpunimin ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes. Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. As nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë (çështja e kufijve). Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshje. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti.