E premte, 24 Janar, 2025

Si e ndërtoi Veliaj sistemin kriminal me gjobat e makinave

Në ka ndonjë vend ku prania e Bashkisë Tiranë nuk mungon asnjëherë, është nëpërmet policisë së saj në rrugicat e kryeqytetit.

Kryebashkiaku i saj, Veliaj, ka arritur të ndërtojë një sistem-kurth tabelash që godet qytetarët e Tiranës përmes gjobave të vendosura në xhamat e mjeteve të tyre.

Policët bashkiakë i gjen kurdoherë të krye të detyrës me blloqe gjobash duke lëvizur në rrugët e rrugicat gjithnjë e më të ngushta të kryeqytetit.

Mënyra e funksionimit dhe ndarjes së zonave është në funksion të vendosjes së gjobave ndaj qytetarëve.

Duhet thënë se Tirana Parking është ndërmarrja më fitimprurëse e bashkisë pikërisht për shkak të gjobave të vendosura. Në lagje e zona ku jepen leje ndërtimi, duke bllokuar rrugët me betona apo me makina të rënda transporti, kjo gjë shoqërohet me vënie tabelash ndalim qëndrimi e ndalim parkimi, që mbijnë aty ditë pas dite duke shërbyer si një formë kurthi ndaj qytetarëve.

Kjo maksimizon goditjen, duke sjellë të ardhura edhe nga ndërtimet edhe nga gjobat e vëna.

Shqetësime e denoncime lidhur me sistemin-kurth të tabelave të bashkisë dhe gjobat e vëna ndaj qytetarëve qarkullojnë prej vitesh. Një shembull i këtij sistemi kriminal po e ilustrojmë me fotot e mëposhtme.

Në foto shihet se si dy tabela afër e afër kundërshtojë  njëra-tjetrën.

*Fotot marrë nga faqja average.albanian në Instagram

 

  • Ky tekst është prodhim i Hashtag.al.
  • Nga sot, Kdpolitik.com me qendër në Maqedoninë e Veriut nis një bashkëpunim mediatik ndërshqiptar me medien Hashtag.al. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojave dhe i shkrimeve për një këndvështrim ndryshe të çështjeve që prekin e shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

Të fundit