Nga janari i këtij viti e deri në prill rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie të vazhdueshme nga shkaku i mbylljes së ekonomisë si masë mbrojtëse nga pandemia me COVID-19, thotë analiza e KDP e bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Autor: Lorik Idrizi
Një stabilizim dhe ngritje ka filluar nga muaji maj, ndërkohë që në qershor është rregjistruar rroga më e lartë neto e paguar brenda vitit.
Kjo, sipas ekspertëve, është rezultat i ndihmës financiare nga Bashkimit Evropian (BE), e cila ka stabilizuar ekonominë në rënie të vendit.
Edhe huamarrja ka bërë që rrogat të kenë një tendencë të rritjes. Zaev në maj të këtij viti kishte pralajmëruar huazime të jashtme dhe të brendshme deri në 1.8 miliardë euro.
“Do të marim hua prej 1.340 miliardë eurove nga jashtë, 300 milionë euro nga FMN dhe 200 milionë euro nga bankat vendore. Kjo gjithsej është 1.8 miliardë ruto kredi, ku përfshihet edhe euroonligacioni në vlerë prej 800 milionë eurove”, kishte deklaruar Zaev.