E enjte, 12 Shtator, 2024

VAUÇERË PËR KULTURË VENDORE

Këto ditë shohim foto nga Ohri, në të cilat një grumbull mbeturinash kanë përfunduar në liqen dhe nëpër rrugë. Dhe të gjithë disi ishin të befasuar, të mllefosur, të zhgënjyer… Nuk janë respektuar masat, kishte shumë njerëz dhe ishte tollovi. Vauçerët që u shpërndanë kanë kryer shumë punë, na rikujtuan se si është në fakt turizmi vendor dhe na rikujtuan se kemi mendim të gabuar për veten.

Autore: Katerina Topalova

Ne vuajmë nga sindromi i vazhdueshëm i viktimizimit. Ne jemi viktima të fqinjëve tanë, të familjes sonë, të më të fuqishmëve, më të mëdhenjve, të më të fortëve … ne jemi viktima të botës.

E vërteta e vetme është se ne jemi viktima vetëm të arsyes sonë.

Shkatërrimi dekadësh i sistemit arsimor ka filluar të tregojë mangësi serioze dhe madje edhe më shumë, ka filluar të bëjë dëme të mëdha.

Çdo problem meriton një qasje serioze, sidomos problemet serioze. Por, ne jemi improvizues të përjetshëm dhe kjo paguhet.

Ndjenjën se gjithçka është e jona, që ne mund të zotërojmë gjithçka, vlerat e zhvendosura dhe sistemin e shkatërruar të shpërblimit dhe ndëshkimit shumica nga ne do ta paguajnë me jetë.

Paqja, etika, përgjegjësia lokale dhe globale, zhvillimi rural dhe urban, shëndetësia, ekonomia, përgjegjësia e përbashkët dhe mbrojtja e mjedisit janë shtyllat e mbijetesës njerëzore. Kjo ide duhet të hyjë në arsim dhe të përsëritet në forma të ndryshme.

Ne kemi nevojë për një strategji arsimore. Duhet nga afër të ndiqen mesazhet që vijnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk kemi ndërtuar një vetëdije për vlerën e natyrës, për shërbimet që marrim prej saj, dhe ende e abuzojmë me të sikur ajo të jetë e pashtershme.

Ne jemi një popull që nuk mund të mësojmë nga pandemia, aq më pak të mësojmë në planin afatgjatë.

Interesat afatshkurtra ekonomike do të jenë prioritetet tona edhe në të ardhmen. Imazhet e plazheve dhe një liqeni që mbytet në mbeturina do të bëhen më të zakonshme, dhe fatkeqësitë natyrore do të bëhen pjesë e jetës sonë.

Ata që do ta shpëtojnë kokën nga Covid-19 do të përballen me një sfidë serioze për të mbijetuar në një mjedis shkollor të shkatërruar që ka për të hapur probleme të reja.

Vauçerët për turizëm vendor e bënë punën e tyre, na jepni  tani nga një për kulturë dhe edukim familjar!

 

 

Të fundit