E mërkurë, 26 Mars, 2025

“TRNSFERI” I DEPUTETËVE DO TA VULOSTE DEMOKRACINË SI “PAZAR ZARZAVATESH”

Mundësia më e thjeshtë është rinovimi i koalicionit aktual qeveritar midis LSDM-së dhe BDI-së, të cilët së bashku kanë 61 deputetët e nevojshëm, por në negociata duhet të tejkalohen antagonizmat midis dy partive nga fushata zgjedhore, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, përcjell KDP. Zaev tha dje se nuk bëhet kryeministër me 15 deputetë, por Ahmeti u përgjigj se bëhet as me 46 deputetë.

Të gjitha opsionet mbeten të hapura, dhe negociatat për një shumicë qeveritare nuk ka të ngjarë të jenë të lehta, thonë analistët, pasi parlamenti u krijua dje.

Udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se negociatat fillojnë me të gjitha palët dhe se pret rezultatin e këtyre negociatave në 10 deri në 15 ditë. Ai njoftoi një shumicë shumë më të madhe nga të paktën 61 ligjvënës. Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha që ai do të përpiqet të formojë një shumicë parlamentare për të bërë qeveri.

Në zgjedhjet e mbajtura në 15 korrik, në Kuvendin me 120 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni i VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Aleanca / Alternativa 12, Levica 2 dhe një deputet fitoi PDSH.

Mundësia më e thjeshtë është rinovimi i koalicionit aktual qeveritar midis LSDM-së dhe BDI-së, të cilat së bashku kanë 61 deputetët e nevojshëm, por në negociata duhet të tejkalohen antagonizmat midis dy partive nga fushata zgjedhore, thotë analisti Xhelal Neziri.

Në fushatë, Zaev insistoi që BDI të hynte në opozitë, dhe madje ai ishte i gatshëm t’i jepte deputetë VMRO-DPMNE-së për të formuar një qeveri pa BDI. Nga ana tjetër, premtimi kryesor parazgjedhor i BDI ishte Kryeministri shqiptar, të cilin LSDM nuk e pranon.

Zaev tha dje se nuk bëhet kryeministër me 15 deputetë, por kreu i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë u përgjigj se nuk bëhet as me 46 deputetë.

Xhelal Neziri tha se negociatat për të formuar një shumicë qeveritare nuk do të jenë të lehta, përkundër optimizmit të Zaev. Të gjitha opsionet janë të hapura – një koalicion LSDM-BDI është i mundur; opsioni i dytë është një koalicion midis LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët me disa deputetë nga partitë e tjera është i mundur, por duhet të kihet parasysh se ky “treg deputetësh” që i ngjan një pazari zarzavatesh, po bëhet një kancer i shoqërisë; dhe i treti është që LSDM-ja të krijojë një koalicion edhe me BDI dhe me Aleancën/Alternativën, por kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë, sepse është e nevojshme që të ketë një opozitë në bllokun shqiptar, tha ai.

“Unë mendoj se të gjitha opsionet mbeten të hapura. Nuk besoj se brenda një kohe të shkurtër, ose siç tha Zaev në 10-15 ditë do të ketë një qeveri, nuk besoj se do të dalë në atë mënyrë. Ndoshta Zaev ka informacion, ai tashmë ka kontakte me deputetë dhe ai e di se sa numra ka, por unë ende mendoj se të gjitha opsionet do të mbeten të hapura”, tha Neziri.

Profesori i universitetit, Nikolla Dujovski thotë se pret që qeveria të formohet deri në fund të këtij muaji. Është pothuajse e sigurt që qeveria e re do të drejtohet nga Zoran Zaev dhe është po aq e sigurt se VMRO-DPMNE dhe Levica nuk do të jenë pjesë e saj, është e pasigurt se cili nga të tjerët do të jetë, tha ai.

“Unë do të prisja absolutisht të shoh se si shkojnë negociatat, ato mund të jenë të vështira dhe të rënda. Unë nuk do të befasohem nëse të gjithë të tjerët bashkohen me qeverinë, përveçse VMRO-DPMNE dhe Levices, por unë mendoj se qeveria ka më shumë gjasa të formohet nga Zaev me BDI dhe PDSH të Menduh Thaçit”, tha Dujovski.

Neziri thekson se nëse Zaev dështon, Mickoski do të përpiqet të formojë shumicën, por nëse përfundimisht formon një koalicion me BDI-në, do t’i duhen edhe dy deputetë të tjerë. Mickoski la të kuptohet se disa nga partnerët e koalicionit të LSDM-së mund të bashkohen me shumicën e qeverisë. Besa ka katër deputetë në koalicion me LSDM-në, por Neziri thotë se nuk është e pabesueshme, sidomos deputetët nga partitë e bashkësive më të vogla etnike, të jenë krah për krah me atë që formon qeverinë, sepse kjo është mënyra se si ata do të përmbushin detyrimet e tyre ndaj votuesve.

Të fundit