Shumë kompani në vend shfrytëzuan para nga buxheti i shtetit për të paguar punëtorët, por paga nuk u lëshuan. Këtë e ka detektuar Drejtoria e të Hyrave Publike, e cila edhe ka publikuar listën e të gjitha kompanive që nuk u dhanë rroga punëtorëve edhe pse kishin marrë ndihma nga shteti për të bërë këtë, njifton KDP.
Vetëm në muajin prill dhe maj pronarë të 120 kompanive kanë marrë afër 400 mijë euro ndihmë shtetërore për të ndarë rroga për punëtorët, por ato mjete nuk kanë dalë nga llogaria e pronarëve.
Sipas raportit të DHP, në prillin e vitit 2020 gjithsej 30 milionë euro u janë paguar 19,780 punëdhënësve, për gjithsej 128,315 të punësuar.
Por, 281 pronarë kompanishë që morën ndihmë financiare në shumën 163 mijë euro nuk i kanë shfrytëzuar për rrogat e 722 punëtorëve. Sipas aktivitetit kryesor, 62 ndërmarrje janë kompani të tregtisë me pakicë, 43 kompani që përgatisin ushqim dhe shërbim ushqimi, 24 ndërmarrje nga transporti dhe 17 ndërmarrje ndërtimore. Sipas rajoneve, shumica e kompanive që nuk kanë paguar rroga janë nga: Shkupi 84 kompani, Tetovë 38, Strugë 20, Gostivar 23, Kumanovë 16.
Raporti thotë se gjithsej 76 kompani për disa prej punonjësve të tyre kërkuan ndihmë financiare përmes një llogaritje përfundimtare dhe për 1,121 të punësuar morën ndihmë financiare në vlerë prej 247 mijë euro, por nuk paguan shumën e pagës pas korrigjimeve të paraqitura në shuma totale prej afër 3 mijë eurosh. Këto kompani janë nga aktivitetet e ndërtimit, prodhimit të mobiljeve, transportit, lehtësirat akomoduese, prodhimi, etj. Sipas rajoneve, shumica e këtyre kompanive janë nga Tetova – 27, GostivarI – 11 dhe Shkupi – 5.
Në maj të vitit 2020, gjithsej 27 milionë euro u janë paguar 19.938 kompanive për gjithsej 119,182 të punësuar.
Për këtë muaj, gjithsej 427 kompani nuk kanë paguar fare rroga për 984 të punësuar dhe kanë marrë ndihmë financiare në shumë prej 225 mijë euro. Sipas aktivitetit 84 nga këto ndërmarrje janë të tregtisë me pakicë, 66 ndërmarrje nga veprimtaria e përgatitjes së ushqimeve dhe shërbimit të ushqimit, 35 ndërmarrje në sektorin e transportit dhe 8 kompani në sektorin e inxhinierisë civile nuk kanë paguar pagat për muajin maj. Kompanitë e tjera që nuk kanë paguar pagat e tyre për maj 2020 dhe kanë marrë ndihmë financiare për to, janë nga aktivitetet e ndërtimit, prodhimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë, transmetimi i programeve dhe të ngjashme. Sipas rajoneve, shumica e kompanive që nuk kanë paguar pagat e tyre për muajin maj janë nga Shkupi 110 kompani, Tetovë 61, Struga 28, Gostivar 34, Kumanova 21, Strumica 10, Manastiri 15.
Analiza e DHP zbuloi se 120 tatimpaguesit që morën ndihmë financiare nuk paguan paga për punonjësit e tyre për prill dhe maj dhe 8 tatimpaguesit paguan më pak pagë për të dy muajt.
Drejtoresha e DHP, Sanja Llukarevska, në një konferencë shtypi tha se punëdhënësit që kanë përdorur ndihmë financiare dhe nuk kanë bërë pagesën e rrogave janë paralajmëruar dhe se nëse nuk bëjnë pagesa brenda afatit të caktuar, do të pasojë një procedurë e mbledhjes së detyruar të pagës. “Po ashtu, Ligji për Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore në këtë rast parashikon shqiptimin e gjobës për kundërvajtje, dhe punëdhënësi do të jetë i detyruar të kthejë fondet e marra në mënyrë të plotë, së bashku me interes, në një procedurë të zhvilluar nga DHP në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për të punës”, paralajmëroi ajo.