Platforma për luftimin e lajmeve të rreme F2N2 ka zbuluar se video-materiale nga vjedhjet e votave në zgjedhjet e 2014 në Rusi po paraqiten sot si mbushje të kutive në Kërçovë, njofton KDP.
“Ditëve të fundit në rrjetet sociale u paraqit një video ku shihen dy gra duke mbushur kutitë e votimit në një vendvotim. Disa faqe të Facebookut dhe profile individuale e shpërndajnë me shënim se video materiali është nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Kërçovë, që është absolutisht e pavërtetë”, shkruan F2N2.