E hënë, 16 Qershor, 2025

Thaçi për KOHA: Një kryeministër shqiptar në Maqedoni, do të ishte një arritje historike

Pas suksesit historik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të15 korrikut në Maqedoninë së Veriut, ku partitë shqiptarë arritën të fitojnë 32 mandate deputetësh, është deklaruar në një prononcim ekskluziv për gazetën “KOHA” edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të realizojnë të drejtat e tyre legjitime. Duke i përgëzuar për këtë sukses zgjedhor, uroj që partitë politike shqiptare të marrin vendim strategjik për te mirën e tyre dhe të Maqedonisë së Veriut. Një kryeministër shqiptar atje, do të ishte një arritje historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka deklaruar për gazetën “KOHA”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndryshe, kohë më parë lideri i BDI-së Ali Ahmeti bëri ftesë për bashkim të shqiptarëve rreth idesë për një kryeministër shqiptar.

https://www.facebook.com/454337564602783/posts/3105178099518703/

Nga ana tjetër, Arben Taravari nga koalicioni AA/ALTERNATIVA bëri me dije se nuk e pranojnë ftesën.

“Asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm! Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar Vullneti!
Ka për qëllim justifikimin e veprimeve antiligjore që ndodhën tri ditët e votimit!
Është sikur hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drekë!
Ka ardh Ndryshimi, nuk ka më heshtje para Krimit Elektoral!
Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.

Në zgjedhjet e 15 korrikut shqiptarët fituan numër rekord të deputetëve – 33 gjithsej. BDI fitoi 15, AA/ALTERNATIVA 12, BESA 4, PDSH 1 dhe një në kuadër të LSDM. Pesha e tyre është e madhe pasi përcaktojnë nëse LSDM apo VMRO-DPMNE do të formojnë shumicën parlamentare me mbi 61 deputetë. /KDP

Të fundit