Në funksion të një analize objektive të dinamikave zgjedhore dhe të një pasqyrimi dhe informimi të drejtë mbi gjithë peizazhin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, KDP sjellë para lexuesit parametrat elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2016 për të gjithë gjashtë njësitë.
Autor: Lorik Idrizi
Pasqyrimi i këtyre rezultateve zgjedhore mbetet në funksion të trajektores referenciale zgjedhore, por edhe në funksion të krahasimit dhe vëzhgimit të rezultateve zgjedhore që mund të jenë të dobishme për dinamikat zgjedhore të tanishme dhe në të ardhmen.
Në këtë analizë kualitative dhe kuantitative zgjedhore, në formë të infografikës pasqyrohen rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 2016.
Kryesisht kjo analizë fokusohet në përqindjen e daljes së votuesve dhe në numrin e deputeteve të fituar nga ana e partive kryesore garuese në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pikërisht, ky rezultat zgjedhore ka përcaktuar qeverisjen e trevjeçare, ndërkohë që ka determinuar edhe dinamikat politike në skenën publike përgjatë këtyre tre viteve.
Një analizë që mbetet e nevojshme është edhe numri i përgjithshëm i votuesve dhe përqindja e daljes në zgjedhje, që mbetet një tregues për rënie-ngritjet e pjesëmarrjes demokratike.
Sipas këtyre të dhënave, në njësinë e parë zgjedhore, jehona zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2016 ka qenë 72.74 për qind. Ndërkohë që numri i deputetëve sipas partive është me sa vijon: LSDM e të tjerë 10 deputet, VMRO-DPMNE e të tjerë 8 deputet, BDI 1 dhe Lëvizja Besa 1.
Në njësinë zgjedhore numër 2, përqindja e daljes së votuesve ka qenë 66.54 për qind, ndërsa numri i mandateve sipas partive është me sa vijon: LSDM e të tjerë 8 deputetë, VMRO-DPMNE e të tjerë 9 deputetë, BDI 2 deputetë dhe Lëvizja Besa 1.
Në njësinë zgjedhore numër 3, jehona zgjedhore ka qenë 72.74 për qind, ndërsa numri i mandateve sipas partive është me sa vijon: LSDM dhe të tjerë 9, ndërsa VMRO-DPMNE e të tjerë 11 deputetë.
Në njësinë zgjedhore numër 4, jehona zgjedhore ka qenë 75.00 për qind, ndërsa numri i deputetëve sipas partive është me sa vijon: LSDM e të tjerë 10 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE e të tjerë 10 mandate.
Në njësinë zgjedhore numër 5, dalja e votuesve ka qenë 64.67 për qind. Në këtë njësi zgjedhore LSDM e të tjerë ka fituar 9 mandate, VMRO e të tjerë 9 mandate, BDI 1 mandat dhe ASH 1 mandat.
Në njësinë zgjedhore numër 6, dalja ka qenë 51.32 për qind. LSDM e të tjerë ka fituar 3 mandate, VMRO e të tjerë 4 mandate, BDI 6 mandate, PDSH 2 mandate, ASH 2 mandate dhe Besa 3 mandate.