Qytetarët Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë në BE, edhe pse nga dita e sotme janë hapur aeroportet ndërkombëtare në Shkup dhe Ohër, njofton KDP.
Sipas vendimit të Këshillit të BE-së për hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta në territorin e Unionit, i cili duhet të fillojë nesër, Maqedonia nuk i plotëson kriteret epidemiologjike.
Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord të lejojnë heqjen graduale të masave kufizuese të udhëtimit vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, megjithë rekomandimin e Komisionit Evropian për t’u dhënë dritën e gjelbër të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për lëvizur lirshëm në BE nga 1 korriku.
Lista e vendeve do të rishikohet çdo dy javë bazuar në situatën epidemiologjike në secilën prej tyre. Sa i përket Kinës, Bashkimi Evropian do të pranojë hapjen e kufijve nëse leja është e ndërsjellë.
Për të pasur të drejtën për të udhëtuar në BE, situata epidemiologjike e një vendi duhet të plotësojë tre kritere:
1. numri i rasteve të reja të Covid-19 në 14 ditët e fundit për 100,000 qytetarë të jetë i ngjashëm ose më të ulët se mesatarja e BE
2. vendi të tregojë një ulje ose stabilizim të kurbës në 14 ditët e fundit,
3. dhe kushti i tretë është mënyra se si vendi trajton Covid-19 në drejtim të informacionit në dispozicion dhe besueshmërisë së tyre, testimit, monitorimit të kontakteve dhe trajtimit.
Kushti i parë duket se nuk do të arrihet shpejt pasi numri i të prekurve në 100 mijë banorë në BE është 13, kurse në Maqedoninë e Veriut – 98.
Sipas analizave të kryera nga Instituti Johns Hopkins, Maqedonia është e ranguar në vendin e dytë në Europë sipas numrit të të infektuarve në 100 000 banorë.
Të dhënat janë marë nga numri i të infektuarve në periudhën 12 deri me 26 qershorë.
Maqedonia ka 98 të infektuar në 100 000 banorë dhe është e dyta pas Suedisë së ka 151 banorë në 100 000 banorë.
Pas Maqedonisë rangohet Kosova me 47 të infektuar, Portugalia 45, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria etj.