E enjte, 12 Shtator, 2024

PROKURORIA MBYLL RASTIN “PACIENT”

Prokuroria Themelore në Shkup njoftohet të ketë mbyllur rastin “PACIENTI”, ku ndër 15 të akuzuar lakohej edhe emri i Bujar Osmanit, si ish-ministër i Shëndetësisë.

Ky i fundit, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se “ka qenë një vendim i pritur”.

“E vërteta më në fund arriti te drejtësia!
Të gjitha spekulimet dhe akuzat e rreme ndaj meje lidhur me rastin “Pacient” kanë përfunduar.
Siç kam argumentuar vazhdimisht, pas shqyrtimit të të gjitha provave të dorëzuara, Prokuroria Publike e mbylli hetimin dhe vlerësoi se nuk kishte asgjë të paligjshme në punën time.
Dua të falënderoj të afërmit e mi, familjen time dhe miqtë e mi, për besimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit edhe kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për kujdesin dhe durimin që kishin, me çka më lanë hapësirë ​​e edhe kohë për të dëshmuar që kam pas të drejtë”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/445469652211682/posts/3072808959477725/

Në hetimin me emrin “Pacienti” sipas PSP-së, ekziston dyshim i bazuar për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e prokurimit publik për të kryer punë ndërtimore dhe vepra zejtare në më shumë objekte të shëndetit publik në të gjithë vendin. Hetimi përfshin 15 persona, mes tyre dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

Rasti ishte hapur në tetor të vitit 2018, edhe pse mandati i PSP për të nisur raste të reja ishte 30 qershori i vitit 2017. Hapja e rasteve pas afatit ligjor u cilësua si formë e presionit politik, ndërkohë që edhe rastet tjera u rrëzuan në instancat më të larta gjyqësore.

Kryeprokurorja Katica Janeva para disa ditëve mori vendimin gjyqësor si fajtore për rastin “Zhvatja”, për të cilin duhet të vuajë burg prej 7.5 vitesh. Ajo u shpall fajtore se, duke shfrytëzuar pozitën e kryeprokurorit, ka zhvatur biznesmenin Orce Kamçev në shkëmbim të lirimit të tij nga ndjekja. Kamçev ishte i dyshuar për një sërë aktivitetesh jolegale bashkë me oligarkë tjerë të afërt me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në rastin e emëruar si “Imperija”.

 

Të fundit