E premte, 14 Shkurt, 2025

GODITET ME VETURË GAZETARJA XHUMADIJE IBRAHIMI

Në orët e pasditës, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës ku ia janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtutjeshme.

Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë. Ekipi i  Sekretariati të Punëve të Brendshme  si dhe prokurori kujdestar dolën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rastin.

Ndryshe, Ibrahimi është edhe bashkëpunëtore e KDP. I dëshirojmë shërim të shpejtë!

Të fundit