E shtunë, 22 Mars, 2025

Akuzat për krime lufte, reagon Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ‘besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë’.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit”, shkruan Haradinaj.

Ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Reagimi i plote

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

RH

Të fundit