E mërkurë, 18 Shtator, 2024

ULJE DRASTIKE E NUMRIT TË HAXHINJËVE

Shqetësimi nga përmasat e koronavirusit ka bërë që Arabia Saudite të kufizojë sivjet në mënyrë drastike numrin e pjesëmarrësve në haxhin e sivjetëm në Mekë që bie në fund të korrikut. Është bërë e ditur se ritet e haxhit do të mund t’i kryejnë vetëm të huajt të cilët aktualisht ndodhen në këtë vend.

Arabia Saudite ka njoftuar se shtetasit e huaj e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin vjetor këtë vit, për shkak të koronavirusit të ri. Tradicionalisht  çdo shtet ka marrë deri tani kuotën për numrin e haxhinjve conform populates myslimane që jeton në të. Ministria e Haxhit dhe Umrahit e Mbretërisë tha se të marten se ‘Ky vendim është marrë për të siguruar që haxhi të kryhet në mënyrë të sigurt nga perspektiva e shëndetit publik ndërsa respektohen të gjitha masat parandaluese dhe protokollet e nevojshme të distancës sociale për të mbrojtur njerëzit nga rreziqet që lidhen me këtë pandem’.

Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se vendimi për kufizimin e pjesëmarrësve në haxhin e sivjetëm ka qenë i pritur dhe është i pari në historinë gati 90 vjeçare të Arabisë Saudite.

Rrjedhimisht, vitin e kaluar në Mekë u tubuan rreth 2.5 milion haxhinj, ndërsa përhapja e koronavirusit bëri që zyrtarët sauditë të paralajmërojnë reduktimin e numrit – qysh në muajin mars. Në fillim të këtij muaji, Indonezia, vendi me më shumë myslimanë në botë, paralajmëroi se në shenjë pakënaqësie me vendimin e Riadit tërhiqet nga udhëtimi për në haxh. Vendime të ngjashme, njofton televizioni ‘Al Xhazira’, morën edhe Malajzia, Senegali dhe Singapori.

Arabia Saudite po përpiqet të mbajë nën kontroll situatën me pandeminë. Në këtë vend nga sëmundja COVID-19 janë prekur  mbi 161.000 veta, ndërkohë që numri I viktimave ka shukuar në 1.307.

Të fundit