E shtunë, 17 Maj, 2025

PE KRITIKA TË ASHPRA SHQIPËRISË: Lidershipi tregohet i rreptë me gazetarët dhe i butë me trafikantët

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel 

Shqipëria ka marrë kritika të ashpra nga Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian (PE) lidhur me dhunimin e lirive themelore, mungesës së rezultateve konkrete lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

David Lega, eurodeputet, tha se “paketa anti-shpifje është një turp”.

“Eshtë anti-kushtetuese, joligjore dhe dhunon qartësisht të gjitha parimet e shtetit ligjor dhe të drejtave tê njeriut. Nëse kjo aprovohet, do të dëmtojë seriozisht lirinë e të shprehurit dhe lirinë e shtypit dhe apsiratat e vendit pêr anëtarësim në BE”.

Sipas tij, fatmirësisht paketa është kundërshtuar nga presidenti Ilir Meta dhe aktualisht është në pritje.

Një tjetër shqetësim, sipas Legas, është që kanabisi nga Shqipêria vazhdon të mbushë Europën. Ai tha se, sipas Europolit, mbjellja e kanabisit pritet të rritet, duke qenë se autoritetet e ligjzbatuese janë të përqëndruara te përputhshmëria me masat e pandemisë COVID-19.

“Kjo nuk mund të vazhdojë. Lufta kundër kanabisit është një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të mbetet një prioritet. Lidershipi shqiptar tregohet i rreptë me gazetarët dhe i butë me trafikantët, ndërkohë që duhet të jetë e anasjellta. Shqipëria duhet të bêjë gjithçka që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të luftojë rrjetet e krimit të organizuar”.

Michael Gahler, eurodeputet, tha:”Në 25 mars Kêshilli i ministrave ka listuar 15 kushte për t’u plotêsuar nga Shqipêria. Ne si Parlament e bëjmë shumë të qartë që jemi shumë serioz për përmbushjen e këtyre kritereve dhe ato duhet të përmbushen. A ia ka bërë të qartë Komisioni Europian autoriteteve shqiptare që dënimet për shitblerjen  e votës përbëjnë një kusht të rëndësishëm për Shqipërinë me dosje të njohura si 184 në Dibër dhe 339 në Shijak? Këto dosje i pêrkasin disa viteve më parë, por ato nuk kanë prodhuar akuza dhe pavarësisht thirrjeve të shteteve anëtare që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ne nuk jemi ende aty. Dhe a pret Komisioni Europian një progres në këto dosje kur të prezantojë kuadrin negociues”

Bernhard Zimiok, eurodeputet, tha se lidhur me  dënimin e zyrtarëve të lartë ka shumë pak përmirêsim krahasuar me vitett e shkuara.

“Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar në Europë dhe sërish  shohim që fjalët nuk kthehen në aksione konkrete. Dhe e njëjta gjê vlen edhe pêr krimin e organizuar. Nê fund tê fundit, nuk mendoj, se Shqipêria mund tê zbatojë reformat. Shqipëria nuk ndan të njëjtat vlera me ne. Duhet të ndërpresim injektimin e parave dhe procesin e anëtarësimit. Me Shqipërinë brenda BE-së do kemi probleme tê panevojshme”.

Një vêmendje e madhe i ështê klushtuar edhe shembjes së Teatrit Kombêtar.

Zeljana Zovko, eurodeputete, tha: “Ne kemi marrë shumë letrea nga qytetarë tê shqetêsuar. Sa informacion kemi marrë nga shoqëria civile dha a peti konsultime para shembjes së Teatrit Kombëtar dhe proçedura e tenderit dhe planet e ardhshme pêr tê ndërtuar. Duke qenë se Shqipëria është përfituese e një pjese të mirë të fondeve ndërkombêtare dhe europiane, ne duhet të vëzhgojmë proçedurat që ndiqen me vêmendje më tê madhe dhe ndihmën e ekspertëve të kulturës”.

 

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit