“Shpresoj tê ketë njê datë të afërt pêr konferencën e parë ndêrqeveritare për Maqedoninê e Veriut. Zgjedhjet e përgjithshme do të jenë nën vëzhgim të veçantë”, thotë në një intervistë ekskluzive raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian, Tonino Picula.
Intervistoi: Erisa Zykaj / Bruksel
Ju keni bërë betejën tuaj në Parlamentin Europian për zgjerimin pavarësisht rrethanave tê pandemisë dhe keni prezantuar rekomandime serioze në rezolutën tuaj. Cfarë sjell ajo për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ?
Tonino Picula: Unë kam qenë ministër i jashtëm i Kroacisë dhe kam kontribuar për zgjerimin. Në detyrën time të re në Parlamentin Europian kam patur rastin të vazhdoj këtë punë. Aktualisht, unë kam hartuar rekomandime për institucionet kryesore, Komisionin Europian, Këshillin e ministrave dhe përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Këto rekomandime nxisin tezën se reformimi i brendshëm i Bashkimit Europian nuk mund të anashkalojë procesin e zgjerimit. Ndryshe nga disa politikanë, unë mendoj që Bashkimit Europian duhet reformuar, por ky reformim mund të bëhet duke lënë derën hapur për anëtarët e rinj. Mendoj, se këto dy vende meritojnë perspektivën europiane. Nëse vendet bëjnë gjithçka që u kërkohet, atëherë ato do bëhen anëtare të plota ”
Ju kërkuat aprovimin e shpejtë të kuadrit negociues dhe data konkrete për hapjen e negociatave të anëtarësimit me tê dyja vendet. A mendoni se kjo do realizohet ?
Tonino Picula: Komisioneri Oliver Varhelyi ishte shumë i qartë në seancë plenare. Ai u shpreh se nga dita në ditë do të prezantojë kuadrin negociues për të dyja vendet. Mendoj, se kjo mund të arrihet javën e ardhshme. Nevojitet që Komisioni Europian të bëjë tani pjesën e tij të procesit, duke prezantuar kuadrin negociues në Këshillin e ministrave.
Në seancë plenare u aprovua amendamenti i Kinga Gal të partisë popullore europiane lidhur me 15 kushte para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.
Tonino Picula: Ky është një reflektim i një pjese të deputetëve europianë të vendimit që Këshilli i ministrave mori dy muaj më parë. Por këto rekomandime nuk janë një progres-raport për vendet. Progres-raportet do të prezantohen nga Komisioni Europian në tetor. Ne tani po bëjmë rekomandime për një qasje pozitive për zgjerimin.
Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, as nga shtetet anëtare, as nga grupimet politike këtu. Mendoni se do të aprovohet shpejt kuadri negociues dhe do të ketë një datë të shpejtë për vendin ?
Tonino Picula: Shpresoj që po. Maqedonia e Veriut do të jetë nën një vëzhgim të veçantë sepse presim zgjedhje të përgjithshme në vend në mes të korrikut. Në do të shohim, se si do të zhvillohen këto zgjedhje për shkak të rrethanave komplekse që janë krijuar nga pandemia. Por aty ku var shpresat, është që nuk është vetëm presidenca kroate, që arriti të avancojë me axhendën e zgjerimit pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia. Mendoj, se presidenca gjermane, që fillon në gjysmën e dytë të vitit (1 korrik) do të jetë po aq e përkushtuar për procesin e zgjerimit.
Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli