E mërkurë, 18 Shtator, 2024

PRESIDENTI AMERIKAN PËR TËRHEQJEN E USHTARËVE NGA GJERMANIA: AJO ËSHTË ËSHTË ‘DELIKUENTE’!

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zvogëlojnë numrin e trupave në Gjermani nga 34.500  në 25 mijë ushtarë. Arsye për këtë është se, është shprehur presidenti amerikan, Gjermania veçon pak mjete për mbrojtjen. Vendimi për pakësimin e trupave për 9.500 ushtarë, është kritikuar si nga radhët e republikanëve të tij ashtu dhe demokratët opozitarë.

‘Gjermania është delikuente, delikuente prej vitesh’! – me këto fjalë presidenti amerikan Donald Trump ka arsyetuar vendimin e tij të debatueshëm edhe në Kongresin amerikan për pakësimin e trupave në Gjermani. Në një deklaratë të bërë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Gjermania nuk  shpenzon saduhet për qëllime të mbrojtjes, sikurse e kërkon këtë NATO-ja dhe për këtë qëllim e ka quajtur aleaten shumë vjeçare – delikuente.

‘Domethënë, ne e mbrojmë Gjermaninë e ata janë delikuentë. Kjo nuk ka kuptim, ndaj thash do ta reduktojmë numrin në 25 mijë ushtarë!’- u deklaroi Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë duke shpjeguar se ‘përderisa të mos paguajnë, ne i tërheqim ushtarët tanë, një pjesë të ushtarëve tanë’. Presidenti rikujtoi se ushtarët amerikanë në Gjermani janë të mirëpaguar dhe në këtë vend harxhojnë shuma të mëdha parash:  ‘Rrethina pranë atyre bazave është tejet e përparuar për Gjermaninë. Pra, Gjermania merr dhe përkundër kësaj në tregëtinë me ne sillet shumë keq’- argumentoi  presidenti amerikan.

Ndërkohë, agjencitë e lajmeve citojnë ambasadoren gjermane në Uashington, Emily Haber, të ketë deklaruar se Berlini ka qenë i informuar paraprakisht për pakësimin e trupave, por vlerësoi se ushtarët amerikanë  në vendin e saj nuk kanë qenë për të mbrojtur Gjermaninë, por të mbrojnë sigurinë transatlantike.

Vendimi i Presidentit amerikan është kritikuar nga mbi 20 kongresistë republikanë dhe demokratët opozitarë të cilët vlerësojnë se pakësimi i numrit të ushtarëve amerikanë në Gjermani ka për të dëmtuar sigurinë kombëtare dhe do të inkurajojë agresionin rus’, përkatësisht, sikurse ka deklaruar senatori demokrat Jack Reed, vendimi është edhe ‘një shërbim’ për presidentin rus Vladimir Putin.

Gjermania nuk e ka arritur objektivin e vendosur nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës  nga viti 2014 për shpenzimin për qëllime të mbrojtjes të të paktën dy për qind të GDP-së deri në vitin 2024.

Aktualisht, SHBA-të kanë në Gjermani rreth 34.500 trupa, shumë më pak se në kohën e ‘luftës së ftohtë’ kur Gjermania ishte vatër e përpjekjeve amerikane dhe të NATO-s për të shkurajuar invadimin nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Të fundit