Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington, njofton VOA, përcjell KDP.
“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut”, shkroi ai në rrjetin twitter.
Great news! I have received the commitment from the governments of Kosovo and Serbia to temporarily pause the derecognition campaign and the seeking of international memberships in order to meet in Washington, DC at the White House on June 27 for Dialogue discussions. (1/2)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
Ai paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi menjëherë duke shkruar se “udhëheqja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen përparimtare të Kosovës.
U.S. leadership & support has always been decisive for the prosperous future of Kosova. Therefore, I welcome the invitation to resume the dialogue on normalization of relations under the leadership of President @realDonaldTrump’s SE @RichardGrenell.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) June 15, 2020
E mirëpres ftesën për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe të dërguarit të posaçëm të tij, Richard Grenell”, shkroi ai.
Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti shkroi se “veprimtaritë e bashkërenduara me partnerët tanë ndërkombëtar veçanërisht me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Richard Grenellin, kanë dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve. Vazhdimi i dialogut është një hap kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen ë ndërsjellë”, shkroi ai.
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020
Presidenti Thaçi pritet që së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti të udhëtojë për në Washington, ndërsa Serbinë pritet ta përfaqësojë presidenti i saj Aleksandër Vuçiç, i cili ishte shprehur i gatshëm “të pezullohet fushata për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, nëse Prishtina heq dorë nga kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.
Më herët të hënën të dy udhëheqësit biseduan për bashkërendim veprimesh kundrejt bisedimeve me Serbinë dhe presidenti Thaçi tha më pas se Kosova dhe rajoni i Ballkanit po hyjnë në një javë të rëndësishme “kur pritet hapja e proceseve konkrete edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ambasadori Grenell, gjithashtu edhe me paralajmërimin e vizitës së zotit (Miroslav) Lajçak në Kosovë”.
Zoti Lajcak ka planifikuar që të martën të fillojë një vizitë disaditëshe në Kosovë, në një përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve të pezulluara gati dy vjet më parë. Heqja e tarifave ndaj mallrave serbe dhe më pas edhe të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, hoqi edhe pengesat për rifillimin e bisedimeve.
“Zoti Lajçak nesër vjen në Prishtinë. Do të kemi takim me të për të prezantuar këtë qëndrim tonin, unë kam qenë në komunikim me të gjatë gjithë javës së kaluar dhe me të dhe me ambasadorë tjerë të Quint-it dhe të BE-së dhe besoj që ngadalë po formësohet plotësisht dhe po unifikohet qëndrimi i të gjitha institucioneve të Kosovës”, tha kryeministri Hoti.
Presidenti Thaçi përsëriti se zoti Lajçak duhet të dijë që Kosova është vend i pavarur dhe çdo qasje tjetër sipas tij do të jetë dështim.
“Unë nuk jam informuar për agjendën dhe përmbajtjen e vizitës së zotit Lajçak në Kosovë. Nuk është koha më që të hapen çështje teknike apo me pretendime për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Lajçak duhet të kuptoj se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe nëse vjen me këtë objektiv dhe me këtë qasje që duhet të përmbyllet ky proces me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur. Çdo qasje tjetër është, mund të them lirisht, qasje e dështimit të tij në Kosovë dhe vet Bashkimit Evropian. Por, para se gjithash Lajçak duhet ta kuptoj se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizimin e vizave dhe jo për fjalime të thata, të kota dhe shterpe”, tha presidenti Thaçi.
Zoti Lajcak pritet të qëndrojë edhe në Beograd javën që vjen, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare serbe, që mbahen të dielën më 21 qershor.