E shtunë, 14 Qershor, 2025

IRANI EKZEKUTON SHTETASIN E VET PASI U TREGOI AMERIKANËVE VENDNDODHJEN E SOLEIMANIT

Autoritet e Iranit thanë të martën se do të ekzekutojnë edhe një njeri të akuzuar për spiunazh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraelin, për të cilin mendohet se u ka ndihmuar agjencive CIA dhe Mosad për të gjetur vendndodhjen e gjeneral të lartë iranian, Qasem Suleimani, përcjell KDP.

“Mahmoud Mousavi Majd u dënua për spiunim të forcave të armatosura të Iranit “veçanërisht forcës së Kudsit dhe vendndodhjeve dhe lëvizjeve të gjeneralit dëshmor Qasem Soleimani” për shuma të mëdha parash si nga Mossad i Izraelit ashtu edhe nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës Amerikane”, tha zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili për një konferencë televizive për shtyp.

Dënimi me vdekje i Majd është mbështetur nga gjykata supreme dhe “do të kryhet së shpejti,” shtoi ai.

Soleimani, i cili drejtoi Forcën e Kudsit, krahu i operacioneve të huaja të Gardave Revolucionare të Iranit, u vra në janar në një sulm me avionë amerikanë në Bagdad.

“Mahmoud Mousavi-Majd, një nga spiunët për CIA dhe Mossad, është dënuar me vdekje. Ai u dha vendndodhjet e dëshmorit Soleimani armiqve tanë”, tha zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili në një konferencë shtypi televizive.

“Ai ua kaloi informacionin e sigurisë agjencive të inteligjencës izraelite dhe amerikane në lidhje me forcat e armatosura të Iranit, veçanërisht Rojet,” tha Esmaili.

“Ai u dënua me vdekje nga një gjykatë revolucionare dhe një gjykatë supreme e ka mbështetur dënimin e tij me vdekje. Ai do të ekzekutohet së shpejti.”

Irani në shkurt dha një dënim të ngjashëm për Amir Rahimpour, një burrë tjetër i dënuar për spiunazh për Sh.B.A dhe komplot për të shitur informacione për programin bërthamor të Iranit.

Teherani njoftoi në dhjetor se kishte arrestuar tetë persona “të lidhur me CIA” dhe të përfshirë në protesta në mbarë vendin që shpërtheu muajin e kaluar për një rritje të papritur të çmimit të benzinës.

Qeveria iraniane gjithashtu tha në korrik të 2019 se kishte “çmontuar një unazë spiune të CIA-s”, duke arrestuar 17 të dyshuar midis Marsit 2018 dhe Mars 2019 dhe duke dënuar disa prej tyre për vdekje.

Vrasja e Soleimani çoi në kulm konfrontimin midis Iranit dhe Sh.B.-së. Irani u hakmor me një sulm me raketa në një bazë ajrore Irakiane, ku ishin vendosur forcat amerikane. Disa orë më vonë, forcat iraniane në gatishmëri “gabimisht qëlluan gabimisht një aeroplan udhëtarësh ukrainas duke u ngritur nga Teherani”.

 

Të fundit