Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se një grusht politikanësh të papërgjeshëm keqpërdorën për vite me radhë për interesa ditore politike me reciprocitetin, taksën e demarkacionin, duke ndryshuar qëndrimet e parimet varësisht kur ishin në pushtet apo opozitë.
Ai la thënë përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook se këto parti asnjëherë nuk menduan për interesat e qytetarëve dhe të vendit, dhe kurrë nuk u sollën me pjekuri karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve mike evropiane.
“Sot, Qeveria e status quos dhe vazhdimit të mashtrimit, largoi vendimin mashtrues për reciprocitetin, dhe mirë ka bërë. Por, është vijim i një kurthe të ngritur nga Albin Kurti para ikjes nga pushteti, si shantazh politik dhe hakmarrje për t’i vendosur një tjetër pengesë Kosovës.
Por, ku po mbetet pjekuria dhe serioziteti ndaj partnerëve të shtetit të Kosovës, SHBA dhe BE, si dhe interesi i qytetarëve, me të cilin abuzohet turpshëm dhe për qëllime të pastra elektorale”, ka thënë Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1608299586011908